Këshillat më të mira për personat që janë në prag të diplomimit - Business Magazine Albania

Këshillat më të mira për personat që janë në prag të diplomimit


Kur mbaron viti shkollor fillon sezoni i këshillave. Të sapo diplomuarit shpesh mbyten me këshilla se ku të jetojnë, çfarë pune duhet të bëjnë dhe kush duhet të bëhen.

Ndoshta fjalët që ju thonë të afërmit tuaj nuk mbajnë të njëjtën peshë në krahasim me sugjerimet e njerëzve që realisht kanë jetuar karrierën që ju do ta dëshironit. BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga mësimet më të mira që sipërmarrësit, politikanët dhe artistët e njohur dëshirojnë që të diplomuarit e rinj të dinë.

Lexoni: Këshilla suksesi nga sipërmarrësja Valbona Begolli

Missy Elliott, reper dhe kompozitor: “Për sa kohë që jeni duke marrë frymë, nuk është kurrë tepër vonë.”

“Isha nominuar për 12 çmime dhe kisha shkruar fjalimin tim. Para pasqyrës një natë më parë po përsërisja për herë të fundit fjalimin që kisha shkruar ‘Unë dëshiroj të falenderoj këtë person, dëshiroj të falënderoj Janet Xhekson …’ por kurrë nuk arrita të them asgjë atë natë, sepse u largova pa fituar asnjë çmim.

“… u demotivova aq shumë sa nuk mund të shkruaja më asgjë. Sistemi im nervor u mbyll me mua. Mendova: ‘Kjo ishte, nuk ka më nevojë që të vazhdoj’, por diçka në shpirtin tim më thoshte të kundërtën që duhet të kisha durim dhe këmbëngulje, pasi përsa kohë marrim frymë, nuk është kurrë vonë. Njerëzit do ju thonë: “Ju jeni shumë i vjetër.” Njerëzit do ju thonë: “Kjo nuk do të funksionojë kurrë.” Por mos u besoni. Sepse unë jam duke qëndruar sot këtu me ju.” – Fjalim në Kolegjin e Muzikës Berklee

Bill Nye, edukator i shkencës, moderator televiziv: “Çdo person që takoni në jetë di diçka që ju nuk e dini”.

“Çdo person që takoni në jetë di diçka që ju nuk e dini. Çdo person. Fermerët dinë çdo gjë rreth bimëve që shumica prej nesh, madje edhe botanistët nuk i dinë. Muratorët kanë njohuri mbi gjithçka që ka lidhje me tullat dhe llaçin. Kuzhinierët dinë çdo gjë rreth proteinave dhe përzierjes së ushqimeve. Respektoni ato njohuri dhe mësoni nga të tjerët. Do të nxjerrë më të mirën tek ta dhe do të sjellë më të mirën tek ju.” – Fjalim në Goucher College

Sonia Sotomayor, pjesë e Gjykatës Supreme të SHBA: “Arsimi ka një vlerë më të rëndësishme sesa paraja”.

“Arsimi ka një vlerë më të rëndësishme sesa paraja. Është shumë e rëndësishme për rritjen tonë si njerëz dhe si komunitet. Shpesh më pyesin nëse e kam imagjinuar që fëmijë të jem në Gjykatën Supreme, gjykatën më të lartë në Shtetet e Bashkuara. “Jo,” them unë, “kur isha fëmijë, familja ime ishte e varfër. Asnjë avokat apo gjyqtar nuk jetonte në lagjen time. Nuk dija asgjë për Gjykatën Supreme. … Ju nuk mund të ëndërroni të bëheni diçka që nuk dini asgjë për të. Ju duhet të mësoni të ëndërroni. Arsimi ju ekspozon atë që bota ka për të ofruar, mundësitë e hapura për ju.” – Fjalim në Manhattan College

Tim Cook, CEO i Apple: “Mos u mundoni të imitoni njerëzit që kanë qenë para jush, bëhuni versioni më i mirë i vetes suaj.”

“Kur Steve Jobs u sëmur, e kisha të vështirë të besoja se ai nuk do të përmirësohej. Unë jo vetëm që mendova se ai do të jetonte gjatë, por unë isha i bindur se ai do të vazhdonte të drejtonte Apple shumë kohë pasi unë vetë, të isha zhdukur. Pastaj, një ditë, ai më thirri në shtëpinë e tij dhe më tha se nuk do të ishte kështu. Edhe atëherë, isha i bindur se do të qëndronte si kryetar. Se ai do të tërhiqej nga dita në ditë, por gjithmonë do të ishte në krye të bordit. Por nuk kishte asnjë arsye për ta besuar këtë. Unë kurrë nuk duhet ta kisha menduar atë. Faktet ishin të gjitha atje. Dhe kur ai u largua nga jeta, kuptova diferencën e vërtetë, mes përgatitjes dhe gatishmërisë.”

“Ishte vetmia më e madhe që kam ndierë ndonjëherë në jetën time. … Gjithçka që dija ishte se unë do të duhej të bëhesha versioni më i mirë i vetes sime, ndaj ju them mos e humbisni kohën tuaj duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u mundoni të imitoni njerëzit që kanë qenë para jush në mënyrë që të mos bëheni diçka që nuk ju përshtatet.”

“Duhet shumë përpjekje mendore – përpjekje që duhet t’i kushtohet krijimit dhe ndërtimit. Ju do të humbni kohë të çmuar duke u përpjekur të rishkruani çdo mendim tuajin dhe ndërkohë nuk do të mashtroni askënd.” – Fjalim në Universitetin Stanford

Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë: “Ne duhet të jemi të përgatitur që t’ju japin një fund gjërave kur janë gati për të në mënyrë që të ndiejmë magjinë e fillimeve të reja”.

“Momenti kur hapni horizonte të reja është gjithashtu momenti i marrjes së rrezikut. Të lësh të vjetrën pas është pjesë e një fillimi të ri. Nuk ka asnjë fillim pa fund, nuk ka ditë pa natë, nuk ka jetë pa vdekje. E gjitha jeta jonë përbëhet nga ndryshimi, hapësira midis fillimit dhe mbarimit. Pikërisht ajo që qëndron në mes të kësaj ne e quajmë jetë dhe përvojë.

Lexoni: Punë, disiplinë e këmbëngulje. Këshillat e sipërmarrësit Vasil Naçi për sukses  

“Unë besoj se herë pas here, ne duhet të jemi të përgatitur që t’i mbajmë gjërat deri në fund, në mënyrë që të ndiejmë magjinë e fillimeve të reja dhe të shfrytëzojmë sa më shumë mundësi. Kjo ishte ajo që mësova si studente, si shkencëtare dhe kjo është ajo që unë po përjetoj tani në politikë. Dhe kush e di se çfarë jeta do të më sjellë pas kohës sime si politikane? Kjo, gjithashtu, është plotësisht e hapur. Vetëm një gjë është e qartë: do të jetë diçka ndryshe dhe diçka e re.” – Fjalim në Universitetin e Harvard

burimi: HuffPost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0