Këshilla për biznesin e pronave? Revista “Forbes” i drejtohet ekspertit shqiptaro-amerikan - Business Magazine Albania

Këshilla për biznesin e pronave? Revista “Forbes” i drejtohet ekspertit shqiptaro-amerikan


Revista më e famshme e biznesit në SHBA, “Forbes”, ka cituar shqiptaro-amerikanin Valon Nikçi, në një shkrim kushtuar biznesit të pronave të patundshme.

Duke pasur parasysh sesa e koklavitur është industria e pronave të patundshme, që nga bleje-shitjet e shtëpive, ndërtesave me zyra apo objekteve tregtare, pallateve të banimit etj, deri tek menaxhimi dhe ndërmjetësimi, revista “Forbes” ka pyetur një panel ekspertësh nga Këshilli i Forbes për Prona të Patundshme.

Pjesë e këtij paneli ekspertësh ishte edhe shqiptaro-amerikani Valon Nikçi i kompanisë Link NY Realty.

Nga bisedat me ekspertët, revista “Forbes” ka botuar “Shtatë këshilla për t’u kujtuar kur vendos synime për pronën e patundshme”.

Valon Nikçi ka dhënë këshillën e pestë: “5. Hidhuni një vështrim realist pasurive dhe financave tuaja aktuale”.

Këtë, Valoni, e ka përshkruar si vijon: “Ka disa gjëra që duhen mbajtur mend, por si CEO i një firme pronash të patundshme, kam mësuar se është thelbësore të jesh realist. Bëhu realist për atë çfarë zotëron dhe bazoji mbi të synimet për vitin përpara”.

Valon Nikci themeloi Link NY Realty, në vitin 2011, pasi kishte krijuar një përvojë të mirë në disa kompani pronash të patundshme njujorkeze.

Në 2016, ai bëri bujë në median lokale kur ndërmjetësoi shitjen e pallatit në Harlem, ku kishte banuar Maya Angelou, poetja e famshme amerikane. Shitja për më shumë se 4 milionë dollarë kishte si broker ekskluziv Valon Nikçin.

Valoni është edhe veprimtar i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan, pjesëmarrës bashkë me familjen në të gjitha aktivitetet e rëndësishme kombëtare që zhvillohen në Nju Jork.

Valon NikçiNga Ruben Avxhiu

/Illyria

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0