Kërkoni të hyni në botën e biznesit? Ja cilat janë programet më të mira për menaxhim - Business Magazine Albania

Kërkoni të hyni në botën e biznesit? Ja cilat janë programet më të mira për menaxhim


Shumë profesionistë kërkojnë programe arsimimi për të ndryshuar karrierën e tyre, por është e vështirë për të vendosur se cilën të zgjedhësh.

Financial Times ka renditur programet më të mira (të vlefshme për të gjithë menaxherët), si dhe programet e personalizuara (për klientët e korporatave).

Në renditjen e përgjithshme, Shkolla e Biznesit IESE në Spanjë merr vendin e parë, ndërsa IMD e Zvicrës në vendin e dytë.

Në kategorinë e regjistrimit të hapur, IMD, që ndodhet në Lausanne, Zvicër dhe në Singapor, renditet e para, ndërsa shkolla spanjolle IESE, e cila ka kampuset në Barcelonë, Madrid, New York, Mynih dhe një zyrë në Sao Paulo, kryeson renditjen e programeve të personalizuara.

Kjo është hera e parë që dy shkolla kanë mbajtur dy vendet e para në të dy kategoritë.

Renditja e arsimit ekzekutiv të FT-së ka vazhduar për 19 vjet dhe këtë vit analizon 85 programe të personalizuara dhe 75 kurse të hapura.

Renditja bazohet në anketat e pjesëmarrësve dhe kënaqësinë e klientit dhe gjithashtu shikon të ardhurat e shkollave, arritjen ndërkombëtare dhe diversitetin e fakultetit.

IMD mbetet në vendin e parë në kategorinë e programit të regjistrimit të hapur – një pozitë që shkolla ka mbajtur gjatë gjashtë viteve të fundit.

Shkolla e Biznesit IESE dhe Harvard përfundojnë tri të parat, ndërsa Shkolla e Biznesit Said e Universitetit të Oksfordit është në rritje të dukshme – duke u ngjitur pesë vende, duke u renditur në vendin e katërt. Shtetet e Bashkuara dhe shkollat ​​e biznesit europiane dominojnë Top 10.

IESE ka kryesuar renditjen e personalizuar për tre vitet e fundit, duke zëvendësuar Duke Corporate Education në vitin 2015. Programet e personalizuara janë të dizajnuara dhe të përshtatura posaçërisht për klientët e korporatave.

Burimi: 24-ore.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0