Keq informimi: kompania e bimëve mjekësore “Albkalustyan” në prag katastrofe

Keq informimi: kompania e bimëve mjekësore “Albkalustyan” në prag katastrofe


Kompania e bimëve mjekësore, e aromatike në Shqipëri “Albkalustyan” bën të ditur se po përballet me një tronditje financiare prej rreth 3.7 milionë dollarësh, për shkak të anulimit të kontratave nga klientët e huaj. “Kjo ka ndodhur menjëherë pas publikimeve të gabuara të pamjeve të fabrikës në lajmin e sekuestrimit të një sasie të madhe droge”, thotë Xhevit Hysenaj, ortaku shqiptar i kompanisë Shqiptaro-Amerikane.

Hysenaj, thotë për Businessmag, se ndodhet në Amerikë ku po përpiqet të negociojë me klientët mos anulimin e të gjitha kontratave të këtij viti. “Ndërkohë, partneri im po i bën një letër sqaruese Ambasadës Amerikane në Tiranë’’, thotë Hysenaj, duke theksuar se nëse ambasada nuk do të bindet ortaku amerikan do të tërheqë aksionet e tij.

“Telefonatat e emailet nga klientët ishin breshëri, -sipas sipërmarrësit të bimëve mjekësore,- menjëherë pas publikimit të pamjeve të fabrikës së “Albkalustyan”, në kronikat e disa mediave në vend, që flisnin për sekuestrimin e 615 kilogramë kokainë.

Xhevit Hyxenaj, spjegon se, “duket qartë në fotot e kronikave, ku shkruhet për një magazinë bananesh ku u kap kokaina, por në planin kryesor dalin të dy fabrikat e mia (fabrika e esencave me 2 kate dhe fabrika e përpunimit të bimëve me 4 kate). Pra, komenti me zë dhe titra nuk përputhet me figurën. Aty nuk del fare ose del një sekuencë kalimthi, magazina e bananave”.

I pyetur nga businessMag, Hysenaj sqaron se, “Magazina e bananave është afër magazinave të mia, por mediat duhej të jepnin magazinën e bananave edhe pse është e vogël, pasi punën/sherrin e ka bërë të madh”.

Hysenaj tregon se dëmi i shkaktuar është po aq i madh sa ai i tre viteve më parë, kur sipërmarrja e tij u përfshi nga një zjarr i madh.

E njohur më parë si kompania Xherdo, në 2014-en kjo sipërmarrje kaloi në një stad tjetër të aktivitetit duke u zgjeruar përmes bashkëpunimit me kompaninë amerikane Kalustyan.

Një vit më parë, “Albkalustyan”, fitoi çmimin “Bleta e Artë”, si një prej bizneseve më të suksesshme në eksporte. 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0