Këpucët që vishni janë karakteri juaj. Jori Papa, arkitektja që u bë dizajnere - Business Magazine Albania

Këpucët që vishni janë karakteri juaj. Jori Papa, arkitektja që u bë dizajnere

Jori Papa, një arkitekte që dashuron këpucët!

Nga Eni Muça

JORI PAPA nuk erdhi në botën e modës për të ndjekur trendet, por për të ndërtuar një gjuhë të vetën. Me një formim të fortë në arkitekturë dhe një ndjeshmëri të mprehtë estetike, ajo krijon këpucë që nuk kërkojnë vëmendje , por e fitojnë atë me qetësi. Në këtë intervistë, ajo rrëfen se si një pasion i hershëm për formën, linjat dhe lëvizjen e çoi drejt dizajnit të këpucëve, si ndërthuren në punën e saj elementë nga arti, arkitektura dhe personaliteti femëror, dhe pse autenticiteti është gjithmonë më interesant se perfeksioni.

Një arkitekte që merret me krijimin e këpucëve, pse ky vendim? Si lindi kjo dëshirë për t’u marrë me këpucët?

Kjo nuk ishte një vendim i menjëhershëm, por më shumë një rikthim te një pasion i hershëm. Që e vogël, më ka tërhequr forma e këpucës si objekt, si një strukturë që mbart elegancë, fuqi dhe ndjesi. Arkitektura më mësoi të ndërtoj me logjikë, por këpucët më lejuan të krijoj me emocion. Ishte një nevojë për të shprehur feminitetin, forcen dhe individualitetin tim në një mënyrë më të lirë dhe personale.

Si ka ndikuar background-i juaj në dizajnin e këpucëve?

Formimi im si arkitekte më ka dhënë një qasje shumë strukturore dhe funksionale në dizajn. Mendoj për volumet, për raportet, për balancën midis linjës dhe komoditetit. Çdo model është si një mini-ndërtesë – ka nevojë për një bazë të fortë, një siluetë harmonike dhe një element që të tërheq vizualisht. Kjo përzierje logjike dhe estetike e bën çdo krijim të JORI PAPA një përvojë unike.

Ridgeflow Media - Website and Photography Services

Si do ta përshkruanit filozofinë e JORI PAPA Shoes dhe çfarë e bën atë unike në treg?

JORI PAPA është një brand që i flet gruas që nuk kërkon të jetë perfekte, por të jetë vetvetja dhe kerkon te jete unike ne stil. Çdo palë këpucë është një deklaratë karakteri—e guximshme, elegante, pa zhurmë, por me prani. Ajo që na bën unikë është aftësia për të kombinuar artin me funksionalitetin, feminitetin me forcen, dhe individualitetin me një identitet të qartë estetik.

Lexo edhe:Startupet fituese të Plug and Play Tirana

Cilat janë sfidat e krijimit të këpucëve gjithmonë unike nga njëra-tjetra?

Sfida më e madhe është të ruash identitetin e markës pa u përsëritur. Çdo koleksion kërkon një ekuilibër delikat midis freskisë krijuese dhe qëndrueshmërisë estetike. Pastaj, ka sfida teknike – çdo detaj i vogël ndikon në komoditetin dhe qëndrueshmërinë e produktit. Por për mua, kjo është edhe pjesa më emocionuese: të krijosh një copë arti që vishet dhe që flet, një siluetë qe nuk eshte krijuar me parë.

Cilët janë artistët, arkitektët apo dizajnerët që kanë ndikuar më shumë në rrugëtimin tuaj krijues?

Më frymëzojnë arkitektët si Zaha Hadid për fluiditetin e linjave dhe mënyrën si sfidonte gravitetin, por edhe Le Corbusier për strukturën dhe racionalitetin. Në botën e artit, më tërheq fuqia e ngjyrave të Rothko dhe energjia e formave tek Matisse. Në modë, dizajnerë si Azzedine Alaïa dhe Martin Margiela, Miuccia Prada më kanë ndikuar thellësisht për mënyrën si qasen ndaj trupit dhe veshjes si një skulpturë dhe pershtatjen e linjave femerore.

JORI PAPA Online Sample Sale

Ju përmendni se frymëzimi juaj vjen nga arti, arkitektura, natyra dhe personaliteti femëror. Si i ndërthurni këto elemente në dizajnet tuaja?

Gjithçka fillon me një ndjesi—një teksturë guri, një linjë ndërtesash, një ngjyrë e natyrës, një gjest i një gruaje në ecje. I mbledh si fragmente dhe i shndërroj në forma. Linjat arkitekturore përkthehen në prerje të qarta, natyra në materiale të papërpunuara ose nuanca organike, dhe femra në gjithë kompleksitetin e saj—nga eleganca deri te rebelimi—përfaqësohet në detajet e çdo modeli.

Çfarë do të dëshironit që njerëzit të dinin më shumë për punën tuaj dhe për ju si krijuese?

Do doja që njerëzit të kuptonin se pas çdo palë këpucësh fshihet një histori, një ndjenjë, një moment i kapur në formë. Nuk bëj thjesht produkte—ndërtoj përvoja që prekin emocionin. Jam një krijuese që punon me mendjen e një arkitekteje dhe me shpirtin e një artisteje. Çdo detaj është i menduar dhe i ndjerë.

Cili është mesazhi kryesor që doni të përcillni përmes koleksioneve tuaja të këpucëve?

Të jesh vetvetja është forma më e lartë e elegancës. Këpucët JORI PAPA nuk janë thjesht për t’u veshur – janë për të ndjerë, për të ecur me guxim, për të hyrë në një dhomë me prani, pa pasur nevojë për fjalë. Unë dua që çdo grua që i vesh, të ndihet si versioni më i fuqishëm dhe i vërtetë i vetes.

LEFT-picture

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0