Keni një sipërmarrje sociale ose inovative? Aplikoni në platformën crowdfound Smile.al - Business Magazine Albania

Keni një sipërmarrje sociale ose inovative? Aplikoni në platformën crowdfound Smile.al

sipërmarrje sociale

Smile.al është platforma e parë në Shqipëri për mbledhje fondesh nga publiku. Kjo platformë novatore do të mundësojë mbledhjen e fondeve nga të gjithë personat kudo ku ndodhen në botë për projekte me kontribut social.

Platforma www.Smile.al është një iniciativë e Fondacionit Credins zotëruar 100% nga Credins Bank, dhe vjen si një nismë e drejtuesve të Bankës për të motivuar njerëzit të kontribuojnë në zbatimin e projekteve të nevojshme për zhvillimin dhe mirëqënien e shoqërisë shqiptare.

Fondacioni Credins vjen në partneritet strategjik me disa prej institucioneve më të njohura në fushën e përgjegjësisë sociale në vend si: Partners Albania for Change and DevelopmentVodafone Albania Foundation dhe Grant Thornton Albania.

Ndaj është hapur edhe thirrja, ku ftohen të gjitha organiziatat jo-fitimprurëse që operojnë në Shqipëri të prezantojnë projektet e tyre në një nga fushat e mëposhtme:

  1. Mirëqënia sociale dhe solidariteti
    2. Promovimi i trashëgimisë kulturore
    3. Mjedisi
    4. Sipërmarrja sociale
    5. Edukimi dhe trajnimet
    6. Veprimtaritë sportive
    7. Sipërmarrja inovative

Afati i prezantimit të projekteve është 20 Maj – 20 Gusht 2021.

Për më shumë informacion vizitoni https://www.smile.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0