Keni një dilemë mbi dhuratën perfekte për festat? Ja një zgjidhje praktike dhe origjinale - Business Magazine Albania

Keni një dilemë mbi dhuratën perfekte për festat? Ja një zgjidhje praktike dhe origjinale

dhurata perfekte për festat

Mendimet e para që na vijnë në mendje rreth dhjetorit janë gjithmonë dhuratat e festave. Sidoqoftë, fundi i vitit 2020 do të jetë shumë më ndryshe nga ç’e kishim pritur. Pavarësisht se këtë vit nuk do të udhëtojmë për pushime, nuk do të shkojmë në koncerte dhe nuk do të mblidhemi si zakonisht me miqtë dhe familjen, kjo nuk do të thotë që nuk do të jemi në gjendje t’i bëjmë të afërmit tanë të buzëqeshin me dhuratën e përsosur për festa.

Një orë është gjithmonë një nga ato dhuratat perfekte për festa, jo vetëm për shkak të dobisë por edhe anës estetike, ashtu si ora inteligjente Samsung Galaxy Watch3. Galaxy Watch3 është ideale nëse doni të dhuroni diçka praktike, kështu që le të shikojmë se si kjo orë është kaq me vlerë. Si një përzierje midis produktivitetit të një smartphone dhe nivelit më të lartë të teknologjisë për të mbajtur shëndetin e përdoruesit në formën perfekte, kjo orë inteligjente ju mundëson që të organizoni jetën tuaj dhe të kontrolloni shëndetin në një mënyrë shumë të thjeshtë. Duke përdorur drita speciale LED të kuqe dhe infra të kuqe, kjo orë inteligjente mund të monitorojë nivelin tuaj të përdorimit të oksigjenit ndërsa jep gjithashtu informacion në lidhje me nivelet maksimale të oksigjenit në baza ditore, javore ose mujore. Meqenëse furnizimi me oksigjen është i lidhur drejtpërdrejt me gjendjen fizike të përdoruesit, kjo orë inteligjente mund ta ndihmojë përdoruesin të krijojë një rutinë ditore të stërvitjes.

Kur dëshironi të stërviteni në një ritëm më të përshtatshëm për ju, gjithçka që duhet të bëni është të zgjidhni një nga 120 idetë e stërvitjes në shtëpi. Falë ndërlidhjes së pajisjeve Samsung, stërvitjet mund të shfaqen në televizionin tuaj, i cili pasqyron ekranin e smartphone-it tuaj, ndërsa ora inteligjente mund të përdoret për të matur pulsin tuaj, të gjitha në kohë reale. Nëse preferoni të ushtroheni jashtë, edhe gjatë temperaturave të ftohta të dimrit, algoritmi i përparuar për gjurmimin e lëvizjes në Galaxy Watch3 me siguri do t’ju mbajë në formë gjatë vrapit, pa frikën e sforcimit ose dëmtimit.

Lexo: Samsung One UI 3 ngre përvojën e përdoruesit në lartësi të reja me Android 11

Krahas të gjitha përfitimeve shëndetësore, Galaxy Watch3 është dhurata e përsosur e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri për shkak të bukurisë së saj në dizajn. Ora inteligjente duket shumë elegante, ndërsa ekrani është i rrethuar nga një unazë unike e rrotullueshme për konfigurim. Ekrani më i madh, pesha dhe trashësia më e vogël do të thotë se ora inteligjente është projektuar të qëndrojë komode në dorë, duke tërhequr shumë vëmendje për shkak të rripit premium të bërë nga materiale elegante lëkure.

Në çfarëdo mënyre që ju ose të dashurit tuaj do ta përdorni këtë orë inteligjente, Samsung Galaxy Watch3 do t’u përgjigjet të gjitha nevojave tuaja dhe do t’i bëjë festat tuaja edhe më të veçanta. Me Galaxy Watch3, arritja e rezolucioneve të Vitit të Ri në lidhje me përmirësimin e shëndetit tuaj dhe aktivitetin fizik bëhet shumë, shumë më e lehtë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0