Kënga e yllit të ri shqiptar në filmin e Netflix

“Glory Days” është kënga e këngëtares shqiptare Enisa Nikaj  e cila do të përdoret  në filmin e Netflix  “Miss Virginia”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja  nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter.  Këngëtarja ka shkruar se këtë këngë e ka shkruar para 5 vitesh brenda 10 minutave dhe nuk e kishte menduar kurrë se kjo këngë do të kishte sukses kaq të madh. Gjatë vitit të kaluar, Enisa krijoi këngën “Something Beautiful” të cilën ua dedikoi viktimave të tërmetit në Shqipëri dhe të ardhurat nga shitja e këngës do t’i dhuroheshin të prekurve nga tërmeti.

Nikaj ka lindur në Brooklyn dhe nisi të bënte ëndrrën e saj realitet  duke nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike “Atlantic Records”.

Fillimisht Enisa  u bë e njohur në “Instagram”  për zërin e veçantë që kishte dhe më pas ajo krijoi një llogari në Youtube, ku ka 148 mijë ndjekës.

Gazeta SI

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale