“FuckUp Nights” është një seri eventesh mujore që realizohen në të gjithë botën, ku njerëzit flasin në lidhje me dështimet më të mëdha profesionale ose falimentimet e bizneseve të tyre. Në “FuckUp Night” tregohen histori dështimi, zhvillohen, pyeten por dhe festohet. Eventi i parë “FuckUp Night” është realizuar në qytetin e Meksikës, në shtator të vitit 2012. Që prej atëherë, “fuckupers” rreth gjithë botës mblidhen çdo muaj për të pirë së bashku dhe për të rrëfyer tri historitë e tyre të dështimit. Në çdo “FuckUp Night” 2 ose 3 të ftuar rrëfejnë historinë e tyre të dështimit:
- Në lidhje me çfarë ishte projekti i tyre?
- Ku gabuan në projekt?
- Çfarë mësuan prej dështimit në këtë projekt?
- Çfarë do të kishin bërë ndryshe?
Folësit mund të jenë prej fushave të ndryshme: artist, arkitekt, persona në fushën e teknologjisë, të ambjentit, sociale, madje dhe një doktor, i cili para disa vitesh kishte hapur një shtëpi publike që falimentoi. Secili tregon historinë e tij në 10 imazhe, secilin të demostruar në 40 sekonda dhe në fund të çdo historie audienca bën pyetje.
/Business Mag Albania
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto