Ke bar, restorant, piceri apo fast food?! Redukto kostot, rrit fitimet, inovo - Business Magazine Albania

Ke bar, restorant, piceri apo fast food?! Redukto kostot, rrit fitimet, inovo

Inovo

Shkruar nga Tomi Kallanxhi

Situata të jashtëzakonshme, kanë nevojë për zgjidhje të jashtëzakonshme. Shpeshherë nuk kanë superfuqi, as mantel apo ‘brirë’ janë të thjeshta, inovative dhe të bazuara në teknologjinë e informacionit.

Ashtu si e vetmja platformë që i vjen në ndihmë një nga sektorëve më të prekur nga pandemia siç është shërbimi në bare dhe restorate, të të gjitha llojeve dhe madhësive. Scanthe.menu ndihmon baret dhe restorantet të krijojnë menunë e tyre dixhitale, të menaxhojnë porositë në lokal, por edhe ti shtojnë vetes një linjë tjetër fitimi sic janë Takeaway dhe Delivery, kështu do të mund të lidhen më shumë me klientët e tyre, pa limit kohe dhe orë policore.

Në realitetin e ri të gjithë duhet të përshtatemi, prandaj krijo tani llogarinë tënde në scanthe.menu dhe fillo të përfitosh nga sisteme të sofistikuara për të menaxhuar menunë dhe porositë e klientëve të tyre. Duke përdorur QR kodin, klientët nuk do të kenë nevojë për menunë, e cila ka kaluar nga një klient tek tjetri. Në këtë mënyrë do të parandalojmë përhapjen e Covid-19 dhe llojeve të tjera virusesh. Scanthe.menu nuk është e rëndësishme vetëm për çështjet shëndetësore, por është gjithashtu një “jehonë e qëndrueshmëri” sepse ju nuk do të keni nevojë të printoni menunë çdo herë që e ndryshoni atë. Është gjithashtu një ‘jehonë inovacioni” duke u dhënë kështu klientëve tuaj perceptimin e një vendi trendi, fancy dhe që ecën me hapin e kohës. Me të njëjtin hap kohe duhet të ecë edhe menuja juaj, prandaj mund të eksperimentoni sa herë të dëshironi e të shtoni pjata të reja.

Nuk ka asnjë problem, mjafton të shkoni në Website-in tonë, vendosni kredencialet tuaja dhe bëni ndryshimet që dëshironi. Kodi QR mbetet i njëjti dhe e vemtja kosto që do të keni është printimi i tij vetëm një herë dhe ta vendosni në tavolinë. Kështu i jepni mundësinë vetes që të keni edhe një “website” që mund të promovoni në social media, mund ta vendosni linkun në seksionin link in bio të instagramin dhe klientët tuaj do të porositin në çdo orë të ditës. E dimë që dita juaj është dinamike dhe të mbash një platformë nën kontroll për të menaxhuar porositë do të të duket impenjative, sepse nuk dëshiron që puna e përditshme të të marrë përpara dhe të harrosh ta kontrollosh.

Lexo: “Tryezë Për Një”, njihuni me restorantin më të sigurt nga COVID-19

Prandaj kemi krijuar së fundi modulin e Whats App, ku çdo porosi vjen, jo vetëm në platformë, por edhe në ëhats app e nr të punës. Lajmi më i bukur në fund, gjithë këto funksionalitet ke mundësinë ti përfitosh falas, për ty ke ke 5 kategori, 5 produkte për kategori. Nëse më pas dëshiron të eksperientosh çdo ditë me menunë tënde, versionet premium të scanthe.menu fillojnë nga vetëm 99 euro/vit. Krijoje tani profilin dhe jepi mundësinë biznesit tënd të transformohet, rrit orët e punës përtej orës policore dhe për rrjedhojë rrit të ardhurat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0