Kartmonedha 10000 lekë me Asdrenin dhe një varg të himnit kombëtar » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 07/12/2017

Kartmonedha 10000 lekë me Asdrenin dhe një varg të himnit kombëtar

Share
nga Albana Mucaj
Dhj 07, 2017

Një kartmonedhë e re me vlerë 10 mijë lekë do të hidhet në treg. Banka e Shqipërisë ka miratuar tematikën dhe simbolin e kësaj kartmonedhe. Prerja e re do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “ Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.

Vendimi u miratua në Mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës. Më këtë mbledhje, u miratua gjithashtu edhe një rregullore “Mbi planet e rimëkëmbjes së bankave”. Kjo nënkupton një rishikim tërësor të kuadrit rregullativ në fuqi të Bankës së Shqipërisë për planet e rimëkëmbjes, me qëllim plotësimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tij.