Karakteristika më e re e iPhone do të zëvendësojë çelësat e makinës

Karakteristika më e re e iPhone do të zëvendësojë çelësat e makinës

iPhone

Apple synon që iPhone-t të zëvendësojnë çelësat e automjetit tuaj. Kompania bëri me dije përmes një konference vjetore veçoritë e reja të smartfonëve.

Sipas Apple sistemi i ri CarPlay do të jetë në dispozicion në 97 për qind të veturave të reja.

Fillimisht iPhone-t do të përdoren si çelës në automjetet BMW Seria 5 e vitit 2021, por kompania dëshiron ta zgjerojë atë në modelet e tjera të makinave, shkruan CNN.

Në mënyrë demonstrative, menaxherja e “Apple” Emily Schubert, tregoi si një shofer mund të hap dorezën e derës së makinës me iPhone-in e tyre. Fill pas këtij veprimi drejtuesit e automjeteve e vendosin iPhone-n në jastëkun e karikimit dhe shtyjnë butonin e ndezjes për t’i dhënë gaz makinës.

iPhone

Kjo teknologji bazohet në Komunikimin në Fushën e Afërt, e cila lejon që pajisjet në një distancë të shkurtër, të shkëmbejnë të dhëna pa tel. Ndërkaq, pronarët e veturave BMW do të jenë në gjendje të ndajnë çelësin virtual të veturës me miqtë përmes iMessage.

Në maj, një grup industrial, Car Connectivity Consortium (Shoqëria Lidhshmërisë së Makinave), njoftoi një mënyrë të standardizuar për të ruajtur çelësat digjitalë. Anëtarët e saj përfshijnë automobilistë të mëdhenj dhe kompani të teknologjisë si Apple, BMW, GM, Honda, Hyundai, Samsung dhe Volkswagen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0