Kapitulli i ri i inovacionit të smartphone-ve: Hapeni botën tuaj me Galaxy Z Fold3 5G dhe Galaxy Z Flip3 5G - Business Magazine Albania

Kapitulli i ri i inovacionit të smartphone-ve: Hapeni botën tuaj me Galaxy Z Fold3 5G dhe Galaxy Z Flip3 5G

Samsung vendos një standard të ri për përvojat në celular me smartphone-t premium të fuqishëm të palosshëm

Samsung Electronics, hapi kapitullin tjetër në inovacionin e palosshëm me dy smartphone-t e rinj, Galaxy Z Fold3 5G dhe Galaxy Z Flip 3 5G. Të dy pajisjet janë smartphone të palosshëm premium të ndërtuar me mjeshtëri dhe me risitë kryesore që përdoruesit e Samsung kanë dashur dhe kanë pritur. Brezi i tretë i këtyre pajisjeve përfshin përmirësimet kryesore që kanë kërkuar përdoruesit duke i bërë ato më të qëndrueshëm, me përvojë të smartphone-ve të palosshëm më të optimizuar se kurrë më parë. Nga dizajni ikonik në argëtimin gjithëpërfshirës, Z Flip3 dhe Z Fold3 u ofron përdoruesve mënyra të reja unike për të punuar, parë dhe luajtur.

Për ata që kanë nevojë për pajisjen e fundit, për produktivitet dhe argëtim gjithëpërfshirës, Z Fold3 është një fuqi e vërtetë me performancë të një tjetër niveli, një ekran të pandërprerë 7.6-inç[1]  Infinity Flex dhe mbështetjen e parë S Pen[2]  në një pajisje të palosshme. Për ata që duan stilin që vjen me funksionalitetin, Z Flip3 është pajisja ideale me dizajnin e saj të hijshëm dhe kompakt, karakteristika të zgjeruara të kamerës dhe një ekran më të madh Cover[3]  të ndërtuar për përdorim të shpejtë kur jeni  në lëvizje.

“Me Galaxy Z Fold3 dhe Z Flip3, Samsung po ripërcakton edhe një herë mundësitë me smartphone-t e palosshëm që fuqizojnë përdoruesit me fleksibilitetin dhe shkathtësinë e nevojshme për botën e sotme me ritme të shpejta,” tha Dr. TM Roh, President dhe Shef i Komunikimeve Mobile, Samsung Electronics. “Si një pionier dhe udhëheqës i industrisë në kategorinë e palosshme, ne jemi krenarë të ndërtojmë trashëgiminë tonë të inovacionit me Z Fold3 dhe Z Flip3. Këto pajisje i pajisin konsumatorët me teknologjitë që mundësojnë mënyra të reja për të maksimizuar dhe shijuar çdo moment me një ekosistem të ndërtuar mbi inovacionin.”

Mjeshtëri e avancuar e ndërtuar për të zgjatur

Përdoruesit e Samsung presin që pajisjet e palosshme të jenë të qëndrueshme. Kjo është arsyeja pse kjo gjeneratë e pajisjeve Galaxy Z është ndërtuar me mjeshtëri të pakrahasueshme. Për herë të parë ndonjëherë në një smartphone të palosshëm, Z Fold3 dhe Z Flip3 janë të pajisur me rezistencë ndaj ujit IPX8[4]  . Të dy pajisjet janë ndërtuar gjithashtu me Armor Aluminum tonë të ri  – alumini më i fortë i përdorur ndonjëherë në një smartphone – së bashku me qelqin më të fortë Corning® Gorilla® Glass Victus ™ për të mbrojtur kundër gërvishtjeve dhe rënieve aksidentale. Përveç kësaj, të dy pajisjet përfshijnë një film të ri mbrojtës të bërë nga një PET[5] i shtrirë dhe shtresa të optimizuara të panelit të ekranit kryesor që rezultojnë në një ekran që është 80% më i qëndrueshëm se pajisjet e mëparshme[6].

Hideaway Hinge revulocionare, e prezantuar për herë të parë në Galaxy Z Flip, u mundëson pajisjeve të qëndrojnë në vend në çdo kënd për një përvojë përdoruesi inovative me Flex mode[7] . Me teknologjinë e përmirësuar Sweeper, qimet brenda janë tani më të shkurtra, duke ndihmuar në largimin e pluhurit dhe grimcave të tjera dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së pajisjeve dhe përvojave të thjeshta të përdoruesit.

Z Fold3 dhe Z Flip3 gjithashtu u kaluan përmes një testi të palosjes, të verifikuar nga Bureau Veritas, për t’i bërë ballë palosjes 200,000 herë[8]. Plus, ata janë të pajisur me pajtueshmërinë më të fundit të fuqishme 5nm AP dhe brezin 5G[9] për përvojën më të mirë brenda dhe jashtë.

Galaxy Z Fold3 5G: Produktivitet dhe Argëtim

Shpalosni  Z Fold3 për t’u zhytur në përvojat e shikimit të teatrit dhe qëndroni plotësisht të përfshirë në përmbajtjen tujtë preferuar në ekranin e pandërprerë 7.6-inç Inflex Flex-falë teknologjisë sonë të re të kamerës nën ekran. Me piksel minimale të aplikuara në majë të hapsirës të kamerës, Z Fold3 përmban një zonë të rritur të dukshme në mënyrë që përdoruesit të kenë një kanavacë të pandërprerë për aplikacionet e tyre të preferuara. Me teknologjinë e re Eco² , ekrani është 29%[10] më i ndritshëm ndërsa konsumon më pak energji [11]. Përjetoni lëvizje edhe më të butë dhe ndërveprim të shpejtë të pajisjes me shkallën e rifreskimit që përshtatet Super Smooth 120Hz, tashmë në Main dhe Cover Screens.

Për herë të parë ndonjëherë në serinë Galaxy Z, Samsung po sjell teknologjinë e saj të dashur  të serisë Note në funksionalitetin Z Fold 3: S Pen. S Pen për Z Fold 3 vjen në dy opsione: S Pen Fold Edition dhe S Pen Pro. Të dyja kanë një majë Pro të tërhequr të projektuar posaçërisht me teknologji të kufirit të forcës për të mbrojtur ekranin kryesor të Z Fold3. Kjo është përvoja më e mirë e S Pen e Samsung deri tani, me një vonesë edhe më të ulët -për të siguruar që dërgimi i mesazheve të jetë i përsosur dhe intuitiv.

Për ata të cilët produktiviteti është i rëndësishëm, do të shijojnë gjithashtu veçoritë e përmirësuara të Flex mode  të Z Fold 3, të cilat ju lejojnë të bëni më shumë në të njëjtën kohë – të tilla si të bashkoheni me një video call në ekranin e sipërm të pajisjes ndërsa kontrolloni shënimet e takimit në pjesën e poshtme. Me  Multi-Active Window[12] të përditësuar të Z Fold3, është edhe më e lehtë të bësh plane për të darkuar nëpërmjet mesazheve ndërkohë që kontrolloni dhe kalendarin tuaj, të gjitha në ekranin e madh të paisjes. Dhe tani në Z Fold3, përdoruesit mund të krijojnë shortcut dhe të rihapin aplikacionet në të njëjtën mënyrë më vonë falë  App Pair të zgjeruar. Plus, ata mund të përdorin Taskbar -in[13]  e ri të Z Fold3 për të kaluar shpejt mes aplikacioneve pa u kthyer në ekranin bazë.

Z Fold3 është ndërtuar me një dizajn më të hollë dhe më të lehtë për transportueshmëri edhe më të mirë se Galaxy Z Fold2.

Galaxy Z Flip3 5G: Balanca ideale e stilit, funksionit dhe argëtimit të pandërprerë

Z Flip3 fuqizon përdoruesit të shprehen me opsione të theksuara ngjyrash, një dizajn të lëmuar dhe karakteristika premium. Me zgjedhjen e katër ngjyrave moderne -krem, e gjelbër, vjollcë e hapur dhe e zezë e tejdukshme -plus kapëse të reja unazash dhe kaseta me rripa[14] që e bëjnë edhe më të lehtë mbajtjen dhe palosjen e telefonit, Z Flip3 është një pajisje për të shprehur veteveten. Për ata që janë në kërkim të më shumë opsioneve të ngjyrave për t’iu përshtatur stilit të tyre, Samsung.com gjen ngjyra ekskluzive, të tilla si gri, rozë dhe e bardhë [15].

Cover Screen i ridizanjuar tani është katër herë më i madh[16]  dhe e bën më të lehtë shikimin e njoftimeve dhe mesazheve pa pasur nevojë të hapni  Z Flip 3. Përdoruesit mund të vazhdojnë me skedulin e tyre, të kontrollojnë motin dhe të monitorojnë numrin e tyre të përditshëm të hapave me widget -t e reja të Cover Screen ose të koordinojnë sfondin e Cover Screen me paisjet e tyre të reja Galaxy Watch 4 ose Galaxy Watch 4 Classic.

Z Flip3 është krijuar gjithashtu për t’i dhënë përdoruesve aftësitë më të mira për kapjen dhe ndarjen e kujtimeve. E mbushur me disa nga veçoritë tona më të fundit të kamerës, përdoruesit mund të bëjnë selfie edhe më mahnitëse pa duar me Flex mode. Ose mund ta mbajnë pajisjen të palosur dhe të bëjnë një fotografi të shpejtë- madje edhe një video-pikërisht nga Cover Screen duke përdorur Quick Shot të zgjeruar duke klikuar dy herë në çelësin e energjisë të Z Flip3. Plus, rrotullimi dhe ndarja është jashtëzakonisht e qetë, falë shkallës së re të rifreskimit adaptiv të Z Flip3 prej 120Hz.

Z Flip3 është i shkëlqyeshëm për të pushuar dhe për të parë një vlog në YouTube ose një shfaqje televizive hands-free. Falë altoparlantëve të rinj, të azhurnuar Stereo të Z Flip3 me Dolby Atmos®, ju merrni tinguj gjithëpërfshirës me qartësi, thellësi dhe efekte hapësinore të pabesueshme, pavarësisht se çfarë shikoni ose dëgjoni. Dhe funksioni i ri Flex Mode Panel i bën aplikacionet të duken më të mira dhe më të lehta për t’u përdorur. Kur pajisja është palosur pjesërisht, Flex Mode Panel ju jep mënyra të reja për të bashkëvepruar me Z Flip3, duke ofruar një përvojë më të përshtatshme shikimi duke e zhvendosur videon në gjysmën e sipërme të ekranit dhe kontrollet e shfaqjes – si shkëlqimi dhe vëllimi në fund.

Lexo: Eurozona nuk duhet të kthehet në ‘normalitetin’ e saj para pandemisë

Përvojat e palosshme të optimizuara hapin mundësi të reja

Me serinë Galaxy Z, përdoruesit do të kenë akses në më shumë aplikacione që përfitojnë plotësisht nga ekrani i palosshëm. Samsung po zgjeron partneritetet me kompanitë kryesore si Google, Microsoft dhe më shumë, kështu që përdoruesit mund të shijojnë më shumë aplikacione të përshtatura për nevojat e tyre unike. Bashkëpunoni në mënyrë efektive me aplikacionin Microsoft Teams: Shijoni përvojën e optimizuar të takimeve online duke u përshtatur bazuar Flex Mode të serisë tuaj Galaxy Z dhe fuqinë e Office dhe Teams që bashkohen. Për produktivitetin më të mirë në punë, modaliteti i dyfishtë i Microsoft Outlook u mundëson përdoruesve të lexojnë një email të plotë ndërsa shikojnë të tjerët në anën tjetër, ashtu si një përvojë në desktop. Për t’i sjellë përdoruesit edhe më shumë zgjedhje, veçoria e re Labs[17] të Samsung u ofron përdoruesve mundësinë për të optimizuar edhe më shumë aplikacione në ekranin e palosshëm kur të kenë nevojë.

Për më tepër, Samsung vazhdon të mendojë se si zhvilluesit e aplikacioneve mund të krijojnë përvoja të mahnitshme të përdoruesve nga kudo. Për t’u siguruar atyre më shumë mundësi duke siguruar optimizim me cilësi të lartë, Samsung mbështet Remote Test Lab (RTL) [18] , duke u dhënë krijuesve të aplikacioneve aftësinë për të instaluar dhe testuar drejtpërdrejt aplikimet e tyre në kohë reale, nga kudo që të jenë.

Galaxy Buds2: Buds për të gjithë me tingull premium dhe përshtatje të rehatshme

Së bashku me seritë Galaxy Z janë Galaxy Buds 2 që ofrojnë cilësi premium të tingullit. Si një nga shtesat më të fundit në formacionin Galaxy Buds, Galaxy Buds2 bashkohet me Galaxy Buds Live dhe Galaxy Buds Pro, duke ofruar më shumë zgjedhje për konsumatorët për t’iu përshtatur nevojave të tyre. Si pjesë e ekosistemit Galaxy, Buds2 është shoqëruesi i përsosur i smartphone -it, tabletit ose orës tuaj inteligjente Galaxy.

Pavarësisht nëse përdorni Galaxy Buds2 për të dëgjuar muzikë ose për një konferencë, keni të gjitha opsionet që ju nevojiten për tu futur në botën tuaj. Altoparlantët dinamikë me dy drejtime japin nota të larta, të qarta dhe një bas të thellë, ndërsa funksioni Active Noise Cancellation ndihmon në bllokimin e zhurmve të panevojshme. Nëse keni nevojë të dëgjoni çfarë ndodh rreth jush, sintonizohuni përsëri me tre nivele të rregullueshme të tingujve të ambientit[19] . Zëri juaj do të jetë edhe më i qartë kur telefononi dikë, falë një zgjidhjeje të re, të bazuar në machine learning që filtron zhurmat.

Galaxy Buds2 janë kufjet më të vogla dhe më të lehta të Samsung, me një formë ikonike të lakuar për të ndihmuar në sigurimin e cilësisë më të lartë të zërit. Për një përshtatje më të përsosur, ne kemi zhvilluar ‘Earbud fit test’ në aplikacionin Galaxy Wearable. Zgjidhni nga katër ngjyrat bashkëkohore[20] -E bardhë, Jeshile ulliri, Ngjyrë Violë,  Grafit -për të treguar stilin tuaj personal.

Çmimet dhe Disponueshmëria

Samsung është i përkushtuar t’i japë më shumë konsumatorëve akses në përvojën unike të palosshme. Kjo është arsyeja pse ne po ofrojmë të dy pajisjet Galaxy Z me çmimet më të mira akoma.

Samsung ofron Galaxy Z Fold3 me çmimin më të ulët prej 219900 ALL, dhe Galaxy Z Flip3 për 129900 ALL. Galaxy Bud2 do të  shitet për 17990.

Galaxy Z Fold 3 vjen në tre ngjyra:  E zezë e tejdukshme, E argjendtë e tejdukshme dhe E gjelbër e tejdukshme.

Galazy Z Flip 3 vjen në katër ngjyra: krem, e gjelbër, vjollcë e hapur dhe e zezë e tejdukshme.

Porosit tani

Ju mund të porosisni paraprakisht te partnerët e autorizuar të shitjes të Samsung. Shfrytëzoni paketën e përfitimeve duke u nisur nga 100 Eur plus 3 Vjet Garanci  (2 vjet garanci e rregullt nga prodhuesi + 1 vit garanci shtesë), një kapak të palosshëm për S Pen + Karikues 25W. Promocioni zgjat nga data 11.8.2021 deri më 26.8.2021 ose derisa të përfundojë stoku dhe është i vlefshëm vetëm për paisjet Galaxy Z Fold 3. Me kusht regjistrimin në adresën samsung.al jo më vonë se data 19.9.2021 Për më shumë informacion shikoni faqen https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-z-fold3-z-flip3 dhe https://www.samsung.com/al/.

Për më tepër, pas dy lançimeve të suksesshme, Thom Browne dhe Samsung kanë bashkëpunuar përsëri, duke gërshetuar dizajn perfekt me teknologji pioniere për një koleksion që përfaqëson kreativitetin dhe inovacionin në masë të barabartë. Galaxy Z Fold3 dhe Z Flip3 Thom Browne Edition do të jenë në dispozicion për porosi duke filluar nga 11 gusht 2021 në tregjet e zgjedhura me numër të kufizuar.

Për më shumë informacion në lidhje me Galaxy Z Fold3, Z Flip3 dhe Galaxy Bud2, vizitoni www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/galaxy ose  www.samsung.com/galaxy. Për të hyrë në asetet e medias dhe historitë e thella, ju lutemi vizitoni dhomën tonë virtuale të shtypit në www.samsungmobilepress.com/galaxyunpacked .

[1] E matur diagonalisht, madhësia e ekranit kryesor të Z Fold3 është 7.6″ në drejtkëndësh të plotë dhe 7.4″ kur llogaritni qoshet e rrumbullakosura; zona aktuale e shikueshme është më pak për shkak të qosheve të rrumbullakosura

[2] S Pen shitet veçmas. Vetëm Ekrani kryesor Z Fold3 ka aftësinë S Pen. E pajtueshme vetëm me S Pen Fold Edition dhe S Pen Pro. Të gjithë S Pen-t e tjerë që nuk janë krijuar për Z Fold3 (përfshirë ato të prodhuesve të tjerë) mund të dëmtojnë ekranin.

[3] Krahasuar me Galaxy Z Flip.

[4]IPX8 bazohet në kushtet e provës për zhytje deri në 1.5 metra ujë të ëmbël deri në 30 minuta. Nuk këshillohet për përdorim në plazh ose pishinë. Jo rezistente ndaj pluhurit.

[5] Tereftalat polietileni

[6]Bazuar në testimin e brendshëm. Krahasimi është në lidhje me Galaxy Z Fold2.

[7] Flex mode i mbështetur në kënde midis 75 ° dhe 115 °. Për lehtësinë tuaj, mund të jetë e vështirë të ruani Flex  mode gjatë lëvizjes për shkak të dridhjeve ose lëvizjeve të tjera. Rekomandohet ta mbani telefonin të palëvizshëm ndërsa jeni në Flex mode.

[8] Këto rezultate u mbështetën nga Bureau Veritas, udhëheqësi botëror në shërbimet e testimit, inspektimit dhe certifikimit

[9] Kërkon lidhje optimale të rrjetit 5G, e disponueshme në tregje të zgjedhura. Kontrolloni me operatorin tuaj për disponueshmërinë dhe detajet. Shpejtësitë e shkarkimit dhe transmetimit mund të ndryshojnë bazuar në ofruesin e përmbajtjes, lidhjen e serverit dhe faktorë të tjerë.

[10]Krahasuar me Galaxy Z Fold2.

[11] Sipas testeve të brendshme dhe të matura me bazë panelin e ekranit.

[12] Multi Active Window punon me aplikacione të zgjedhura; aplikacione të pajtueshme që rriten përmes zhvilluesve të palëve të treta.

[13] Kërkon vendosjen e Labs në pajisjen tuaj Samsung Galaxy.

[14] Aksesorët shiten veçmas.

[15] Ngjyrat ekskluzive në internet do të jenë të disponueshme përmes internetit në Samsung.com në 30 tregje të zgjedhura duke filluar nga 11 gusht 2021.

[16] Krahasuar me Galaxy Z Flip

[17] Kërkon vendosjen e Labs në pajisjen tuaj Samsung Galaxy.

[18] www.developer.samsung.com/remote-test-lab

[19]Karakteristikat përfshirë anulimin e zhurmës aktive dhe tingullin e ambientit kërkojnë një lidhje Bluetooth®. Cilësimet dhe veçoritë e avancuara duke përfshirë volumin e zërit të ambientit aktivizohen përmes aplikacionit Galaxy Wearable në Android dhe aplikacionit PC Galaxy Buds në Window. Aplikacioni Galaxy Wearable në Android kërkon Android 7.0 ose më lart dhe 1.5 GB RAM ose më lart, i disponueshëm përmes Galaxy Store ose Google Play Store. Aplikacioni i kompjuterit Galaxy Buds kërkon Window 10 ose më të lartë, i disponueshëm përmes Microsoft App Store.

[20]  Ngjyrat e disponueshme mund të ndryshojnë sipas tregut.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0