Kapitali njerëzor dhe sfida drejt rritjes së kapaciteteve - Business Magazine Albania

Kapitali njerëzor dhe sfida drejt rritjes së kapaciteteve


A e ndjeni diferencën në shërbim kur shkoni nga një restorant në tjetrin? Po puna në zyrë sa efektive është? Çfarë produkti ka në fund të ditës? Suksesi i individit dhe i ekonomisë në tërësi është në varësi të zhvillimit të kapitalit njerëzor. Gjatë Shkollës Verore të zhvilluar nga Akademia e projektit “Aftësi për Punë”, vendimmarrës, ekspertë në fushën e AFP-së, menaxherë biznesi dhe përfaqësues të shkollave profesionale diskutuan rreth kësaj çështjeje. Në të njëjtën kohë, u përmendën edhe mënyrat më të mira për të fuqizuar kapitalin njerëzor në Shqipëri.

Artikulli u publikua më parë në faqen 31 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Me gjithë përmirësimet e kohëve të fundit, Shqipëria renditet ende në nivele të ulëta nga vlerësimet globale për nivelin e kapitalit njerëzor. Në Indeksin Global të Kapitalit Njerëzor realizuar nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria ka treguesin 0,62 dhe renditet në vendin e 85-të (nga 130 vende).

Ky tregues i rëndësishëm i cilësisë së sistemit arsimor është shumë i ulët krahasuar me vendet e BE-së.

Përse kjo renditje e ulët?

Sipas Indeksit Global të Kapitalit Njerëzor, problemet e performancës lidhen me:

a) aplikimin e vakët të aftësive në botën e punës, sidomos mes të rinjve

b) pamundësinë për të siguruar punonjës të kualifikuar në tregun e punës dhe

c) qarkullimin e punonjësve të kualifikuar drejt tregjeve më të mëdha europiane.

Gjatë Shkollës Verore u theksua se 50% e nxënësve shqiptarë nuk kanë arritje të kënaqshme në nivelin përkatës të studimeve. Shkollat profesionale shihen si një mundësi më efektive për sigurimin e shpejtë të kapitalit njerëzor të kualifikuar.

Fation Dragoshi, menaxher i projektit “Aftësi për Punë”, theksoi se zhvillimi i aftësive profesionale rrit mundësinë për punësim, gjeneron të ardhura dhe ndikon në rritje të produktivitetit. Dragoshi u shpreh se, aftësimi profesional ofron mundësinë e aplikimit të njohurive të marra nga shkolla në praktika profesionale afatgjata në kompani.

Aktorë të ndryshëm theksuan se në mënyrë që Shqipëria të  zhvillojë më tej kapitalin e saj njerëzor, duhet të investojë në përmirësimin e cilësisë dhe relevancës së ofertës së sistemit arsimor.

Një zgjidhje konkrete do të ishte rritja e numrit të personave që ndjekin arsimin profesional (krahasuar me gjimnazin), si dhe ofrimi i mundësive për të përmirësuar aftësitë e të rinjve që kanë përfunduar gjimnazin dhe nuk ndjekin arsim të mëtejshëm.

Lexoni: Këshillimi-Orientimi për karrierën, që në shkollën 9-vjeçare      

Por, megjithëse arsimi profesional gjatë viteve të fundit ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë, ende më pak se 19% e nxënësve të shkollave që mbarojnë arsimin 9 vjeçar në Shqipëri zgjedhin një shkollë profesionale për të vazhduar studimet e mëtejshme.

Njëkohësisht, sektori privat po e ushqen shumë pak kapitalin e tyre njerëzor. Sipas studimit të fundit të INSTAT rreth kapitalit njerëzor, vetëm 0,42% e kostos totale të punës investohet tek fuqia punëtore.

Në diskutimet mes sipërmarrësve dhe përfaqësuesve të shkollave profesionale gjatë ditëve të Shkollës Verore, rezultoi se pengesat kryesore me të cilat haset sot tregu i punës janë: 1) standardi i ulët i kualifikimit dhe mungesa e kulturës së punës, 2) lëvizshmëria e shpeshtë e menaxherëve të lartë, 3) numri i kufizuar i specialistëve dhe 4) kostoja e lartë e rekrutimit në tregun e jashtëm.

Krahas sfidave lokale (si investimi në njohuri e teknologji), vendi ynë gjendet i ekspozuar edhe ndaj sfidave ndërkombëtare. Roden Pajaj, Lider Talenti dhe Drejtor i Burimeve Njerëzore pranë Deloitte në Shqipëri dhe Kosovë, u shpreh se si kudo në botë, edhe Shqipëria nuk është imune ndaj zhvillimit teknologjik.

Në studimin “Tendencat e Kapitalit Njerëzor”, ku Shqipëria është përfshirë për herë të parë, del qartë nevoja për trajnimin e punonjësve, krijimin e një përvoje sa më të mirë për ta dhe zhvillimin e aftësive të punonjësve në
kushte të ndryshueshme tregu”. Shkolla Verore solli edhe këndvështrimin e sipërmarrjeve në këtë drejtim.

Përfaqësuesja e Balfin Group u shpreh se sfidat kryesore të identifikuara në tregun e punës nga kompania e tyre janë:
vështirësia e punësimit të profesionistëve në role menaxheriale, zhvillimi i aftësive menaxheriale, punësimi i profileve teknike në industrinë minerare, në turizëm e agrobiznes, si dhe identifikimi i talenteve të reja e qëndrimi i tyre në kompani për mbi 2-3 vite.

Disa prej këtyre sfidave, sipërmarrjet më të mëdha në Shqipëri siç janë Balfin Group dhe Agna Group po i zgjidhin përmes Akademive të tyre të Trajnimit.

Sipërmarrësit dhe ekspertët theksuan gjatë Shkollës Verore se, për të zhvilluar kapitalin njerëzor në Shqipëri është e
nevojshme të ketë:

  1. strategji e politika moderne dhe fleksibël;
  2. institucione edukimi dhe zhvillimi profesional;
  3. investime në zhvillimin e kapitalit human të brendshëm;
  4. rekrutim të talenteve të reja;
  5. krijim të akademive të trajnimit pranë kompanive e mëdha;
  6. program të trajnimit të talenteve;
  7. partneritet mes institucioneve arsimore dhe bizneseve.

Sistemi i AFP-së, duke u lidhur drejtpërdrejt me procesin e punës, është një qasje më efektive për zhvillimin e kapitalit njerëzor në përputhje me kërkesat e tregut. Për këtë arsye, nevojitet më tepër bashkëpunim mes biznesit dhe institucioneve të AFP-së.

Artikulli u publikua më parë në faqen 31 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0