Kaosi me ndryshimin e taksave dhe procedurave - Business Magazine Albania

Kaosi me ndryshimin e taksave dhe procedurave

Nga Aurora Sulçe, drejtuese e Fast News Economy

Qeveria ka intensifikuar këtë javë takimet me biznesin, në përpjekje për të përmirësuar klimën në vend. Ajo që u premtua sërish, është heqja e të gjitha pengesave dhe barrierave administrative. Por bazuar në nismat e ndërmarra, qasja e qeverisë është krejt e ndryshme nga ajo që shfaqet.

Le të shohim vetëm një element: ndryshimet fiskale. Biznesi ka kërkuar stabilitet fiskal, partnerët ndërkombëtarë gjithashtu. Po çfarë ka ndodhur? Vetëm këtë vit, në fuqi kanë hyrë dy ndryshime të rëndësishme fiskale që prekin në masë qytetarët. I pari është ligji për tatimin mbi të ardhurat, ku ndryshojnë pagat dhe rrjedhimisht, edhe tatimi mbi to.

Ndryshimi i dytë është rritja e referencave për ndërtimin në Tiranë, që reflektohet tek rritja e taksës së banesës për familjet, rritja e taksave të tjera për ndërtuesit, çka pritet që në finale do të shkarkojë tek çmimi fundor, me shtrenjtim të apartamenteve.

Këto ndryshime fiskale, që prekin  thuajse të gjithë qytetarët ndodhin vetëm tre muaj përpara hyrjes në fuqi të paketës së re fiskale, e cila nga 1 janari do ti ndryshojë sërish rregullat e lojës.

Ato do të prekin dy shtyllat kryesore, mbi bazën e të cilave funksionon normalisht aktiviteti i një biznesi: që janë niveli i taksave dhe procedurat tatimore.

Sipërmarrja vendase dhe e huaj kanë kundërshtuar vazhdimisht ndryshimet fiskale, duke kërkuar nga qeveria stabilitet. Kjo e fundit kishte premtuar se taksat dhe procedurat e lidhura me to do t’i ndryshonte një herë në 4 vjet, por realiteti tregon se po ndryshojnë disa herë brenda një viti. Një situatë e tillë e bën të vështirë për biznesin hartimin e planeve financiare; krijon paqartësi në zbatimin e ligjeve edhe nga vetë nëpunësit e administratës, duke lënë hapësira për korrupsion. Një tjetër pasojë është trembja e investitorëve të huaj, që e shohin Shqipërinë si një treg potencial.

Lexo edhe: “Elia” fiton lejen mjedisore për ishullin e parë të energjisë artificiale në botë

Dhe hapur me këto qëndrime, madje të përsëritura kanë qenë Dhoma Amerikane e Tregtisë; Dhomat e Tregtisë; Banka Botërore. Madje, në raportin e fundit të këtij viti edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Por si shpjegohen ndryshimet e shpeshta fiskale, që më pas shoqërohen edhe me procedura të mbivendosura, që i kushtojnë biznesit, por edhe administratës kohë dhe para?

Faktorët janë më shumë se një. Ato nisin me mungesën e një vizioni të qartë se çfarë synohet të arrihet me politikën fiskale. Rrjedhimisht, duke mos pasur të qartë vizionin, nuk mund të ndërmerren instrumentet dhe nismat e duhura. Një tjetër faktor është lobimi që bëjnë grupe të ndryshme interesi për të përfituar lehtësi fiskale, të reflektuara me uljen e nivelit të taksave, por edhe në procedura të caktuara. Një faktor i tretë janë emergjencat e ndryshme që mund të ndodhin gjatë vitit buxhetor, të cilat vërtet nuk mund të parashikohen nga qeveria, por mund të parandalohen me skenarë rezervë për mbledhjen e të ardhurave dhe shpenzimeve. Ose në rastin më të keq, mund të jetë një kombinim i të gjithë këtyre faktorëve.

Por pavarësisht gjithçkaje, biznesi ka nevojë për stabilitet fiskal, të cilin mund t’ia japë vetëm qeveria. Ka nevojë për rregulla të qarta loje, që të kthejë mbrapsht investimin e tij dhe kontributin për ekonominë dhe shtetin, me pagesë taksash, vende pune dhe vlerë të shtuar.

Fastnewseconomy

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0