Kanadaja heton Nike dhe Dynasty Gold rreth punës së Uyghur-ëve

Kanadaja heton Nike-n dhe Dynasty Gold-in për dyshimin e punës me detyrim të Ujgur-ëve

Kanadaja heton Nike-n dhe Dynasty Gold-in për dyshimin e punës me detyrim të Uyghur-ëve

Organizata e monitorimit të etikës në Kanada ka nisur hetimet në lidhje me pretendimet se Nike Kanada dhe një kompani minierash të arit përfituan nga puna detyruese e Ujgur-ëve në operacionet e tyre në Kinë.

Hetimet e organizatës vijnë si rezultat i ankesave të paraqitura nga një koalicion i grupeve për të drejtat e njeriut.

Nike thotë se nuk ka më lidhje me kompanitë që akuzohen për përdorimin e punës detyruese ndaj Ujgurëve.

Dynasty Gold thotë se këto akuzat dolën pasi ata e lanë rajonin.

Një raport i Kombeve të Bashkuara në vitin 2022 zbuloi se Kina kishte kryer “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut” kundër Uyghur-ëve, një popullsie etnike myslimane që jetojnë në rajonin e Xinjiangut, që “mund të konsiderohen si krime ndërkombëtare, veçanërisht krime kundër njerëzimit”. Pekini mohon akuzat.

Lexo edhe: A e shpëton klimën shkurtimi i ditëve të punës?

Nike thotë se nuk ka më lidhje me këto kompani dhe ka siguruar informacion mbi praktikat e tyre për kujdesin e duhur.

Sipas raportit, Nike refuzoi takime me mbikëqyrësin e etikës, por dërgoi një letër duke thënë “jemi të shqetësuar për raportet e punës së detyruar në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang (XUAR)”.

“Nike nuk furnizon produkte nga XUAR dhe kemi konfirmuar me furnizuesit tanë kontraktorë që ata nuk po përdorin tekstilet  nga ky rajon.”

Raporti mbi Dynasty Gold sugjeron se ajo ka përfituar nga përdorimi i punës së detyruar të Ujgur-ëve në një minierë në Kinë, në të cilën kompania e minierave përfiton  interesa të shumtë.

Kompania thotë se nuk ka kontroll operativ mbi minierën dhe që këto akuzat dolën pasi ajo e la rajonin.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0