Kampusi i Apple do të hapet zyrtarisht në Prill dhe ju mund t’a vizitoni atë - Business Magazine Albania

Kampusi i Apple do të hapet zyrtarisht në Prill dhe ju mund t’a vizitoni atë


Gjigandi Silicon Valley tha se do të duhen më shumë se gjashtë muaj për të lëvizur 12.000 punëtorë në kampusin e ri.

Struktura në formë unaze, të cilën Apple tani e quan “Apple Park” është disa muaj mbrapa afatit të vendosur. Ndërtimet në ndërtesën kryesore dhe në parkun përreth do të vazhdojnë gjatë gjithë verës, ka thënë Apple.

Apple tha se “Apple Park” do të ketë:

• Qendrën për vizitorë me një dyqan Apple dhe një kafene që janë të hapura për publikun
• Një qendër fitnesi
• Qendër kërkimore dhe zhvillimi
• Hapësirë për të ecur dhe vrapuar
• Një kopësht, një livadh dhe një pellg

Apple ka filluar punën në “Apple Park” në vitin 2013. Tim Cook, CEO i Apple, i tha punonjësve vitin e kaluar se Apple planifikon të lëvizë grupet e para të punës në “Anijen kozmike” në Janar të vitit 2017.

Apple zbuloi gjithashtu të Mërkurën se auditori 1000-vendesh do të quhet “Teatri Steve Jobs”, pasi bashkëthemeluesi i kompanisë do të kishte mbushur 62 vjeç këtë të Premte.

“Vizioni i Steve për Apple është shtrirë përtej kohës së tij me ne. Ai synonte që Apple Park të ishte shtëpia e inovacionit për brezat që do të vijnë “, tha Cook, CEO i Apple. “Këto hapësira pune janë të dizajnuara për të frymëzuar ekipin tonë, si dhe në përfitim të mjedisit. Ne kemi arritur të ndërtojmë një nga ndërtesat me energjinë më efektive në botë dhe kampusi do të funksionojë tërësisht me energji të rinovueshme.”

“Lidhja e ndërtesave jashtëzakonisht të avancuara në një park të madh krijon një mjedis të hapur për njerëzit për të krijuar, bashkëpunuar dhe për të punuar së bashku. Ne kemi qenë jashtëzakonisht me fat që kemi qenë në gjendje për të punuar nga afër, për shumë vite, me praktikën e shquar arkitektonike Foster + Partners” tha ai.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0