Kampioni i botës për 2016 i të folurit në publik thotë se fillestarët gjithmonë bëjnë këto 2 gabime - Business Magazine Albania

Kampioni i botës për 2016 i të folurit në publik thotë se fillestarët gjithmonë bëjnë këto 2 gabime


Darren Tay, një avokat 27-vjeçar nga Singapori, u bë kampion bote i të folurit në publik në gusht për 2016, duke u mbijetuar disa raundeve të një konkursi që zgjati rreth gjashtë muaj dhe përfshiu më shumë se 30.000 konkurrentë.
Ai i ka patur aftësitë e të folurit në publik që kur ishte në shkollën e mesme dhe në vitin 2009, ai themeloi Akademinë e të Folurit në Publik në Singapor.

Me kalimin e kohës, ai ka parë gabime të përsëritura në mesin e folësve rishtarë. Ai tha për Business Insider se sheh më së shumti dy gabime.

Ata janë shumë të vetëdijshëm për gjestet e tyre
“Nuk po them se aspekti joverbal i komunikimit nuk është i rëndësishëm, vetëm se ata bëhen të fiksuar me gjestet e dorës, ose kur ata qëndrojnë në një pjesë të veçantë të skenës” tha Tay. “Por, shumë herë ata e bëjnë këtë në kurriz të përmbajtjes.”

Tay beson se fjalimi duhet të udhëheqë gjestet dhe jo anasjelltas. Për t’u ndihmuar me këtë, ai përgatitet për çdo fjalim me të paktën disa minuta meditim, që nënkupton se ai mbyll sytë e tij dhe merr frymë thellë dhe ngadalë dhe bën “poza pushteti” duke shtritur krahët mbi kokën e tij, duke imituar shprehjet e triumfit. Këto dy ushtrime e ndihmojnë atë të lidhi mendjen me trupin e tij.

Tay gjithashtu vuri në dukje se është e zakonshme që fillestarët e të folurit në publik kanë problem me gjestet e tyre, kur ata prekin fytyrën gjatë gjithë kohës, nënkupton nervozizëm, ose përdorimi i shumtë i duarve pa lidhje me fjalimin është shumë shpërqëndrues. Ai tha se qendra ideale e gjesteve është në lartësinë e barkut dhe lëvizjet jashtë kësaj qendre përdoren për efekt dramatik.

Ata imponojnë një mur në përparimin e tyre
“Shumica e folësve publikë gjithmonë mendojnë se kjo ka lidhje me natyrën e njeriut,” tha Tay, duke shpjeguar se kjo nuk është e vërtetë. “Unë isha shumë i pasigurt në vetvete dhe i turpshëm dhe më mori shumë kohë para se të ndërtoja forcat dhe aftësitë e mia për të qenë një folës i mirë publik.”

Sigurisht, njerëzit kanë një tendencë të jenë ekstovertë ose introvertë, por fakti që një ekstrovert i sigurt mund të jetë më i gatshëm të qëndrojë në frontin e një audience nuk do të thotë se ata do të japin një prezantim të mirë.

Tay rekomandon që të gjesh një mentor që të bën të ndihesh rehat dhe që do të japë një reagim vërtetë të ndershëm por në të njëjtën kohë mbështetës. Dikush jep një prezantim të mirë, kur ka shpenzuar orë duke praktikuar si të lidhen me një audiencë në nivel intim dhe kjo është një aftësi që mund të përshtatet për çdo personalitet.

burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0