Kakao arrin çmim rekord. Ja sa do shkojë çmimi i çokollatave këtë vit - Business Magazine Albania

Kakao arrin çmim rekord. Ja sa do shkojë çmimi i çokollatave këtë vit

Në nivel botëror kakao theu rekordin për çmimin me 5874 dollarë për ton, që është pasojë e thatësirës në plantacionet në Afrikën Perëndimore.

Ky çmim, i regjistruar në tregun e Nju Jorkut, është pothuajse dy herë më i lartë se në fillim të vitit të kaluar.Çmimet e kakaos u rritën për shkak të korrjes së dobët të shkaktuar nga thatësira, kryesisht në vendet që janë dy prodhuesit më të mëdhenj në botë, Gana dhe Bregu i Fildishtë.

Shërbimi publik britanik thekson se thatësira në Afrikën Perëndimore është në fakt pasojë e fenomenit klimatik El Niño.

“Tregtarët kanë frikë nga një vit tjetër i keq për prodhimin dhe frika është rritur nga El Niño, i cili po kërcënon të korrat në Afrikën Perëndimore me mot të nxehtë dhe të thatë,” tha analisti Jack Scoville.

Rritja e çmimit të kokrrave të kakaos rrit kostot e prodhuesve të mëdhenj të çokollatës, gjë që do të ndikojë në çmimin për konsumatorët, sipas BBC.
Lexo: Ju blini çdo ditë por e sigurt që këto detaje nuk i dinit rreth Amazon!

Prodhuesi i çokollatës “Hershey” njoftoi të enjten se të ardhurat e tij në tremujorin e katërt të vitit të kaluar u ulën me 6.6 për qind, pasi qytetarët blenë më pak ëmbëlsira nën presionin e inflacionit.

Në dhjetor 2023, shoqata britanike për mbrojtjen e konsumatorëve “Cila?” bëri të ditur se çmimet e disa bonboniereve me çokollatë për festa janë rritur me të paktën 50 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ndërsa në nëntor çmimet e çokollatës në supermarketet britanike janë rritur me 15.3 për qind.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0