Kjo pije e tejdukshme nuk është ujë… është kafe.
Nëse e dashuroni kafen por e urreni atë që i bën dhëmbëve tuaj, atëherë ky është një super lajm për ju.
Dy vëllezër të talentuar (ndoshta perëndi të maskuara) kanë krijuar diçka të quajtur “Kafeja e Pastër”.
Kjo pije transparente është bërë nga kokrrat e pjekura të kafes Arabike, ujë, dhe kafeinë. Është një pije me pak kalori që përmban zero konservues, ëmbëlsues, stabilizues dhe sheqerna.
Clear Coffee (kafeja transparente), kafeja e parë në botë pa ngjyrë, është miratuar dhe nga dentistët.
Sipas krijuesve të saj, vëllezërve sllovakë David dhe Adam Nagy, Clear Coffee është bërë nga “kokrrat e kafes Arabike me cilësi të lartë dhe ujë të pastër”.
Prodhuar nëpërmjet metodave që kurrë nuk janë përdorur më parë, “Kafeja e Pastër” konsiderohet një pije futuriste dhe është përqafuar nga tregu amerikan. Një paketë me dy shishe kushton 6.33 dollarë, e cila është pak e shtrenjtë, por nëse nuk jetoni dot pa kafe atëherë totalisht ja vlen.