Ka një truk në Google Maps që do të donit t’a kishit mësuar më parë - Business Magazine Albania

Ka një truk në Google Maps që do të donit t’a kishit mësuar më parë

nga

A e dini se Google Maps ka një truk të vogël që ju lejon të rregulloni zmadhimin me vetëm një gisht?

Sepse unë sigurisht që nuk e dija, të paktën deri dje, kur një postim në Twitter nga CEO i Sketchfab, Alban Denoyel më njoftoi për ekzistencën e tij nëpërmjet një videoje në YouTube që daton që nga viti 2013.

Truku është i thjeshtë: thjesht prekni dy herë ndërfaqen e hartave, por në vend që të ngrini gishtin pas prekjes së dytë, ju e lini atë të prekë ekranin. Më pas zmadhohet me një rrëshqitje lart dhe zvogëlohet me një rrëshqitje poshtë. E thjeshtë apo jo?

Me këtë njohuri mund t’i thoni lamtumirë mbajtjes së telefonit dhe përpjekjes për të përdorur dy gishta për të rivendosur pozicionin e hartës për të kontrolluar udhëzimet tuaja, kur njëra dorë është e zënë duke mbajtur litarin e qenit, filxhanin e kafesë, çantën e pazarit ose çfarëdo tjetër. Personalisht, mezi pres ta përdor herën tjetër që jam me biçikletë dhe duhet të heq telefonin tim për të kontrolluar shpejt udhëzimet, as nuk ka më nevojë të heqësh të dyja duart nga timoni.

Lexo edhe: 5 truke që mund t’i përdorni me Google Maps që ua bëjnë jetën më të thjeshtë

Nuk kam bërë një kërkim të thellë, por duket se kjo veçori është mjaft e zakonshme në aplikacionet e Maps. Ajo funksionon në Google Maps si në Android ashtu edhe në iOS, dhe gjithashtu funksionon në aplikacionet e tjera të Maps iOS si Apple Maps dhe CityMapper.

theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0