Ju shpenzoni kot 900 orë në vit, duke bërë këto gjëra - Business Magazine Albania

Ju shpenzoni kot 900 orë në vit, duke bërë këto gjëra


Nga David Finkel, autor

Gjatë 25 viteve të fundit, kam punuar me mijëra pronarë të bizneseve që ankohen se punojnë shumë. Shumica e tyre me të vërtetë nuk kanë një ide të qartë se ku shkon koha e tyre. Ndaj, dua të ndaj me ju disa këshilla të produktivitetit që i nxora nga libri im i fundit, Formula e Lirisë.

Sa orë mesatarisht kaloni në javë duke bërë aktivitetet e mëposhtme?

  • Pjesëmarrja në takime joproduktive ose të panevojshme.
  • Përgjigja e email-eve të pavlefshme.
  • Shkrimi i raporteve që nuk kanë asnjë rëndësi dhe që askush nuk shqetësohet t’i lexojë.
  • Shikimi i videove në YouTube ose kontrollimi i rrjeteve sociale.
  • Kryerja e punëve jo aq të rëndësishme të zyrës në vend se të paguani dikë 10-15 euro në ditë (punët me dokumente, kopjimin, shtypjen, transportimin, pastrimin, etj).

Nëse harxhoni kohë me këto aktivitete dhe gjëra të tjera të panevojshme, ju humbni mesatarisht 18 orë në javë me punë joproduktive. Pra, humbni 900 orë çdo vit, ose 22 javë të plota pune.

Strategjia për Menaxhimin e Kohës

Le të themi për hir të argumentit që po humbni rreth 18 orë në javë me punë të nivelit të ulët. Ju merreni me punë të rëndësishme vetëm kur të mundeni – shpesh kur të gjithë kanë shkuar në shtëpi dhe kur zyra është e qetë – por deri atëherë nuk keni më energji për të punuar.

Prandaj, është koha që të filloni të mendoni ndryshe për kohën tuaj. Tani e tutje, përpiquni t’u kushtoni rëndësi detyrave më të rëndësishme në fillim dhe formuloni një strukturë të përshtatshme të kohës tuaj.

Ndërrimi i prioriteteve  do t’ju ndihmojë të rrisni biznesin tuaj më shpejt, pa kaluar asnjë kohë në zyrë. Qëllimi është që gjërat me vlera të larta të bëhen në punë dhe më pas të jeni në gjendje të shkoni në shtëpi në fund të ditës dhe të kaloni më shumë me të dashurit tuaj.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0