Ju prezantoj "Sipërmarrësit e së Nesërmes" -Intervista me Oltjon Valisi - Business Magazine Albania

Ju prezantoj “Sipërmarrësit e së Nesërmes” -Intervista me Oltjon Valisi


Kush është Oltjon Valisi?

 

Drejtues për të dytin vit radhazi i konkurseve kombëtare për maturantët “Sipërmarrësit e së Nesërmes” dhe “Juristët e së Nesërmes” organizuar nga Tirana Business University (TBU). Fitues i çmimeve të para për zhvillimin e projekt-ideve dhe planeve të biznesit në disa konkurse kombëtare në fushën e sipërmarrjes. Diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Bachelor në Administrim Biznesi dhe aktualisht në përfundim të programit Master i Shkencave në Administrim Biznesi në TBU. Nga Prill 2014, pjesë e stafit administrativ të TBU dhe përgjegjës për çështjet e marketingut dhe financës.

 

1. TBU po organizon edicionin e 6-të të Konkursit Kombëtar “Sipërmarrësit e së Nesërmes”. Si është pritur ky konkurs nga të rinjtë?

Oltjon-Valisi-foto-businessmag

Konkursi kombëtar “Sipërmarrësit e së Nesërmes” është në vitin e gjashtë të organizimit të tij dhe është kthyer në një ndër eventet traditë të organizuara nga TBU. Konkurset këtë vit organizohen në bashkëpunim me Institutin për Studime Bashkëkohore (ISB), me mbështetjen e teknike dhe financiare të Bankës Credins dhe TV Scan si sponsor kryesorë, të grupit Balfin si sponsor i dytë, të disa kompanive biznesi dhe zyrave të konsulencës juridike, si dhe me vlerësimin, inkurajimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Për konkursin kanë shfaqur interes mjaft maturantë, mësues dhe përfaqësues të gjimnazeve private dhe publike nga i gjithë vendi, për mundësitë e shumta që krijon për të rinjtë që aspirojnë formimin dhe aftësimin në fushën e sipërmarrjes.

2. Në njoftimin tuaj për shtyp, vumë re se ka 30% më shumë regjistrime krahasuar me vitin e kaluar. Çfarë ka ndikuar sipas mendimit tuaj?

Këtë vit konkurset përqëndrohen tek aftësitë e ekipeve për të zgjidhur e reaguar në situata reale të sipërmarrjes apo çështjeve juridike dhe janë pasuruar me elemente të reja të një konkurrimi të fortë dhe me plot emocione. Pjesëmarrësit, ndryshe nga vitet e tjera, kanë mundësinë të përfitojnë nga programi i mbështetjes së ofruar nga Balfin Group (investitor dhe partner me TBU), për t’u bërë bashkëpunëtor, përfituar konsulencë dhe mentorim, apo për të siguruar fonde për të nisur apo zhvilluar sipërmarrjen. Gjithashtu, Credins Bank do të ofrojë mbështetje me financim për projekt-idetë më të mira të prezantuara nga ekipet e maturantëve.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 74 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

3. Besoni se sipërmarrja dhe orientimi i të rinjve shqiptare drejt kësaj rruge do të sjellë prosperitet për ta, po ashtu edhe për vendin?

Sigurisht! Punësimi pas studimeve të larta është gjithnjë e më i vështirë dhe problematik pasi çdo vit numri i të diplomuarëve është më shumë se dyfishi i vendeve të lira të punës si dhe diferenca mes tyre synon të rritet progresivisht vit pas viti. Orientimi i të rinjve shqiptarë drejt sipërmarrjes dhe vetëpunësimit është alternativa më e mirë për të kontribuar në vetërealizimin dhe sigurimin e mirëqënies ekonomike për veten, familjen dhe shoqërinë.

4. Në tre fjalë, ju si TBU çfarë besoni se do të sjellin ndryshe Sipërmarrësit e së Nesërmes?

Projekte inovative, frymë bashkëpunimi dhe modele te ndryshme lidershipi.

5. A do jetë ky që po formohet sot, një brez, që mendon dhe sillet ndryshe nga tipiku i ‘sipërmarrësit’ që është krijuar gjatë këtyre 25 viteve?

Në mendimin tim, padyshim brezi i ri i sipërmarrësve është dhe do të jetë ndryshe, më kreativ dhe konkurrues njëherazi. Eksperienca dhe studimet kanë treguar se sipërmarrja shqiptare në harkun kohor të 25 viteve është zhvilluar kryesisht si rezultat i investimeve intuitive e kaotike, e shumë të pakta si raste të mirëstudiuara që në pikënisje. Të rinjtë e sotëm nisur nga studimet e kryera, shembujt e dështimit dhe suksesit me të cilët ndeshen dhe mundësitë e shumta që ju krijohen nga evente të ndryshme të organizuara për hartimin e planit të biznesit dhe seminareve/trajnimeve në fushën e burimeve njerëzore, shitjeve, marketingut dhe financës, teknologjisë së informacionit, etj, kanë mundësinë të bëjnë zgjedhje sa më të studiuara për nisjen dhe/ose menaxhimin me sukses te sipërmarrjeve.

6. Si i ndihmoni ju si TBU, studentët tuaj në këtë drejtim? Ju çfarë ofroni ndryshe?

Thelbi i studimeve në TBU qëndron në gërshetimin për çdo vit akademik të formimit teorik dhe aftësimin praktik të studentëve në subjektet partnere me qëllim nisjen e karrierës profesionale sa më shpejt, mundësisht përpara diplomimit. TBU, me qëllim për të kontribuar në formimin e brezit të ardhshëm të sipërmarrësve, apo për të ndihmuar në rritjen personale dhe profesionale të sipërmarrësve aktualë, organizon në mënyrë periodike evente formuese si: konferenca shkencore, konkurse kombëtare, seminare të posaçme, leksione të hapuara, vizita studimore, etj. Me disa prej sipërmarrësve më të suksesshëm shqiptarë, studentët kanë pasur mundësinë të bisedojnë e të shkëmbejnë kontakte, të motivohen, të mësojnë nga përvoja dhe këshillat e tyre. Këtë vit në TBU kemi ftuar kryesisht sipërmarrës të rinj në moshë, për t’i dhënë më shumë besim studentëve që edhe ata mund t’ia dalin.

7. Sipërmarrës lind apo bëhesh?

Mendoj se janë të dyja, ndonëse në raportet respektive 10% dhe 90%. Disa cilësi sipërmarrëse, si indentifikimi i nevojave apo marrja e riskut përsipër në kushtet e pasigurisë, mund t’i quajmë faktorë gjenetikë, por dëshira për të mësuar çdo ditë gjëra të reja inovative, aftësia për të shfrytëzuar njohuritë dhe kontaktet, vullneti për të marrë përsipër detyra të reja dhe pasioni për t’i maksimizuar mundësitë potenciale që ofron tregu në projekte të suksesshme janë cilësi personale që tregojnë së sipërmarrës bëhesh.

8. Duke marrë parasysh eventet që zhvilloni në TBU, mendoni se TBU po hap dyert për Startupe të reja? Sa po ndikon TBU në nxitjen dhe promovimin e sipërmarrësve të rinj?

Sigurisht që po! TBU është ndërtuar mbi modelin e shkollës së dedikuar në disiplinat e biznesit dhe mjaft cilësore. Fokusi i veçantë në aftësimin praktik të studentëve dhe eventet e ndryshme tërësisht profesionale që TBU organizon besojmë se janë ndër arsyet pse të rinjtë zgjedhin TBU për të studiuar. TBU ka mundësuar falë modelit të zgjedhur dhe angazhimit e përkushtimit të studentëve rezultate mjaft të larta mbi punësimin e tyre.

Nga 45 studentë Bachelor të diplomuar, 38 prej tyre janë aktualisht të punësuar apo kanë nisur një biznes si dhe 12 të tjerë kanë marrë role kryesore në bizneset familjare.

TBU është e orientuar të mbështesë fuqishëm studentët që aspirojnë sipërmarrjen me këshilla, mentorim, logjistikë, network, promovim, etj. Çdo ditë, po konkretizohet gjihnjë e më shumë slogani i TBU: “Nuk merrni vetëm diplomë, por nisni karrierën”.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 74 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0