Josif Grabocka, profesori i Inteligjencës Artificiale në Gjermani - Business Magazine Albania

Josif Grabocka, profesori i Inteligjencës Artificiale në Gjermani


“Të luftosh paragjykimet për të treguar aftësitë e tua”. Është kjo motoja që e ka motivuar në gjithë rrugëtimin e tij të suksesit. Bëhet fjalë për Josif Grabockën, profesor në një nga universitetet më të mira në Gjermani.

Me studimet e përfunduara për Inxhinieri Kompjuterike në Universitetin METU, Turqi, ai studioi master për Inteligjencë Artificiale në Universitetin e Darlans në Suedi. Në fushën e Inteligjencës Artificiale mbrojti edhe Doktoraturën në Universitetin e Hildesheimit në Gjermani në 2016, ku sot është profesor. Punimi i tij shkencor u vlerësua ndër me të mirët dhe për ketë mori çmim.

Të krijosh një karrierë të suksesshme jashtë Shqipërisë nuk është e lehtë por as e pamundur. “Ambienti, kultura dhe paragjykimi janë faktorët që e bëjnë më të vështirë rrugëtimin drejt suksesit”, shprehet ai për Businessmag.al. I pyetur se çfarë i diferencon studentët shqiptarë nga ato të huaj shprehet se, “studentët gjermanë i kanë idetë të qarta, pasi bëjnë plane mbi karrierën e tyre dhe nuk thurin ëndrra për të ardhmen”. Pengesë në realitetin shqiptar është mungesa e ofrimit të mundësisë së punësimit e rrjedhimisht mungesa e motivimit të  studentëve, sipas tij.

Josifi i’u sugjeron studentëve shqiptarë, sidomos atyre të informatikës, që të angazhohen më StartUp-e, pasi janë një mundësi e mirë për zhvillimin e ideve të tyre.

“Do të kisha shumë dëshirë që në një moment të caktuar të jetës të kthehem në Shqipëri, por akoma nuk kam vendour se kur”- thotë Josif Grabocka. Ai shpreh dëshirën që Shqipëria të fokusojë ekonominë e saj drejt zhvillimit të software dhe pse jo, të rinjtë e Shqipërisë të krijojnë brande ndërkombëtare “Made in Albania” në formën e kompanive software.

Lexo: Ekspertet e IT. Ja tri vajza shqiptare që po shtrojnë rrugën e suksesit në botë

Për planet e së ardhmes shprehet shumë optimist. Ai e sheh veten si një kombinim i profilit të akademikut dhe sipërmarrësit, në bashkëpunim me të rinjtë e apasionuar pas inteligjencës artificiale.

Karriera e tij në fushën e inteligjencs artificiale ka marrë përmasa ndërkombëtare. Ai është pjesë e rëndësishme e konferencave në nivel ndërkombëtar zhvilluar në Kanada, Angli, Kinë, Taiwan, Francë, Portugali dhe Korenë e Jugut.

Josif është autor i 14 punimeve shkencore në konferenca të nivelit botëror në fushat e Data Mining dhe Machine Learning, (fusha të shkencës që zhvillojnë sisteme robote, që zgjidhin probleme kognitive në mënyrë autonome).

Krahas punës si profesor në Uiversitetin e Hildesheimit Josifi në Gjermani është angazhuar edhe si konsulent shkencor i rekrutuar nga kompani industriale në këtë shtet. Nga gjithë vendet ku ka jetuar Gjermaninë e cilëson si vendin e mundësive të mëdha.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0