Jonas Ridderstråle folës në Spark.Me 2020. Spiker ndërkombëtar dhe mendimtar me influencë

Jonas Ridderstråle folës në Spark.Me 2020. Spiker ndërkombëtar dhe mendimtar me influencë


Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Jonas Ridderstråle do të jetë mes spikerëve të konferencës Spark.Me që do të zhvillohet në Porto Montenegro në qytetin e Tivatit në Mal të Zi gjatë datave 30-31 Maj. Jonas është një nga mendimtarët dhe folësit më me ndikim në botë përsa i përket fushës së biznesit. Ai është bashkëautor i librit bestseller “Funky Business”.

Ky libër u kthye shpejt në një sukses ndërkombëtar me mbi 300.000 kopje të shitura. Një survey i Bloomsbury e renditi librin në vendin e 16, si një nga librat më të mirë të biznesit të të gjitha kohërave. Librat e Jonas janë përkthyer në më shumë sesa 30 gjuhë të ndryshme dhe janë publikuar në më shumë sesa 50 vende të botës.

Lexo këtu: Mësoni më shumë për marketingun dixhital nga Sam Conniff Allende, folës në Spark.me

Dr.Ridderstråle ka përfunduar masterin për Administrim Biznesi dhe ka marrë doktoraturën në Biznes Ndërkombëtar. Aktualisht ai punon si profesor i jashtëm në Ashdridge, shkollë biznesi në Mbretërinë e Bashkuar, e cila njihet ndërkombëtarisht.

Kompania e kërkimeve “Global Gurus”, e ka renditur Jonas Ridderstråle si një nga profesionistët më të mirë në botë në fushën e Menaxhimit dhe e ka klasifkuar atë ndër 5 profesionistët më të mirë në Europë. Gjatë 20 viteve të fundit ai i ka dedikuar shumë kohë audiencës së tij, duke i nxitur njerëzit të kenë kurajo, besim dhe dëshirë për t’i bërë gjërat ndryshe.

Nëpër workshop-e dhe takime ai i përcjell mesazhet e tij me pasion dhe energji, duke sjellë mendime inovative dhe duke frymëzuar të tjerët për të sjellë ndryshim. Aftësitë e tij akademike, imagjinata, humori dhe prezantimet e tij dinamike kanë frymëzuar audienca të gjëra nga Moska në Mumbai, nga San Francisko në Shangai.

Jonas Ridderstråle flet për gjërat që duhen bërë për të ndërtuar një organizatë në epokën ku po jetojmë, të aftë të rezistojë në këtë kohë trazirash. Ai flet për rëndësinë që ka të pasurit një ëndërr për kompaninë, në vend të një plani 5 vjeçar.

Idetë e Dr. Ridderstråle kanë pasur mbulim mediatik në të gjithë botën. Ai është shfaqur në një intervistë tek ‘Global Office’ në CNN ku ka folur mbi idetë që qëndrojnë pas librave të tij. Gjithashtu, ai është përmendur në Fortune, Fast Company, Time Magazine, Financial Times, The Times, Stern, Newsweek, Paris Match dhe shumë media të tjera.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0