Mësoni më shumë për marketingun dixhital nga Sam Conniff Allende, folës në Spark.me

Mësoni më shumë për marketingun dixhital nga Sam Conniff Allende, folës në Spark.me


Sam Conniff Allende, sipërmarrës serial me shumë çmime dhe autor bestselling.

Karriera e tij nisi në moshën 19 vjeçare dhe sot ai drejton 10 startup-e të suksesshme të fokusuara në krijimin e një impakti pozitiv te punonjësit dhe komuniteti, i cili përfiton prej tyre. Një nga më të njohurat prejt tyre është Livity, rrjeti i të rinjve kreativë që fitoi një çmim Grand Prix në vitin 2017 në BIMA, çmimi më prestigjoz dixhital në UK, në njohje të “etikës së punës dhe inovacionit që kanë sjellë si agjenci”; dhe Don’t Panic, një agjenci përmbajtjeje, e cila i dedikohet krijimit të përmbajtjeve provokuese që nxisin reagim dhe debate, si fushata e Save the Children një fushatë që synonte rritjen e ndërgjegjësimit për krizën e refugjatëve sirianë që u bë dhe filmi i bamirësisë, më i suksesshëm i të gjitha kohërave.

Libri më i mirë i Samit, “Të jesh më shumë pirat: Ose si të pushtosh botën dhe të fitosh”, është një manifest për secilin prej nesh për të krijuar një lloj problemi të mirë për të cilin bota ka nevojë. Është i bazuar në tregime të vërteta dhe të parrëfyera të Epokës së Artë të Piratëve si agjent i ndryshimit, udhëheqjes dhe inovacionit social.

Sam ka qenë një këshilltar për mijëra sipërmarrës të rinj dhe tani është folës i kërkuar për inovacionin, sipërmarrjen, marketingun, udhëheqjen dhe rininë. Ai është duke punuar si një konsulent i strategjisë së orientuar drejt qëllimeve të markave të tilla si Roald Dahl, Red Bull, Unilever dhe PlayStation, si dhe për qeveritë, think tanks dhe politikëbërësit.

Kliko këtu për t’u njohur me të gjithë folësit e Spark.me 2019: https://bit.ly/2WZPMSK

Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit/internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivarit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi, në portin kryesor të lundrimit të Mesdheut dhe të përdorë një nga auditorët më të mëdhenj dhe më të mrekullueshëm të Malit të Zi.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.meÇmimi i plotë i biletës është 300 €.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0