"Jiangxi Koper" merr bakrin shqiptar - Business Magazine Albania

"Jiangxi Koper" merr bakrin shqiptar


Permes nje operacioni financiar te zhvilluar ne Turqi, pjesa me e madhe e rezervave shqiptare te bakrit kane kaluar ne pronesi te gjigantit boteror te minerave, kompanise kineze “Jiangxi Koper”.

Lajmi eshte konfirmuar per Top Channel nga burime zyrtare te Ministrise se Energjetikes. Perkatesisht pak dite me pare kompania kineze ka blere ne Turqi 50 per qind te aksioneve te “Nesco Metal”. Kjo e fundit eshte ndermarrja qe zoteron 100 per qind te aksioneve te shoqerise “Beralb”, e cila ka me koncesion nga qeveria shqiptare vendburimet me te rendesishme te bakrit ne Shqiperi si minieren e Munelles, Lakroshit, Karmes por edhe Fabriken e Pasurimit ne Fushe-Arrez.

Bakri konsiderohet si metali i dyte me i rendesishem ne Shqiperi edhe pse vitet e fundit industria eshte goditur nga renia e cmimeve ne tregjet nderkombetare, por edhe problemet e brendshme. Sipas te dhenave zyrtare kater vitet e fundit eksportet shqiptare te bakrit jane luhatur nga 30 deri ne 40 milione dollare ne vit, pjesa derrmuese e te cilave mbi 87 per qind i perket prodhimit te Munelles.

Kalimi i ketyre rezervave ne pronesi te kinezeve shton shpresat per nje rigjallerim te industrise se bakrit ne Shqiperi. “Jiang Xi”, e cila zoterohet nga qeveria kineze renditet kompania e dyte ne bote per prodhimin e bakrit. Vitin e kaluar kompania u klasifikua nga “Fortune Global” ne pozicionin e 414 mes 500 kompanive me te medha ne bote per nga vlera e tregut me nje xhiro vjetore prej 28 miliard dollare, ose sa dy here Prodhimi Kombetar i Shqiperise.

Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0