Jeff Bezos thotë se kjo është shenja e vetme më e madhe se dikush është inteligjent! - Business Magazine Albania

Jeff Bezos thotë se kjo është shenja e vetme më e madhe se dikush është inteligjent!


CEO i Amazon na tregon se çfarë i identifikon njerëzit inteligjentë…dhe nuk është ajo që ju keni menduar!

Ekzistojnë aludime të shumta për atë çka i bën disa njerëz vërtetë inteligjent. Jeff Bezos ka treguar opinion e tij për këtë çështje (një opinion, mbi të cilin reporterja Jessica Stillman ka mbajtur një qëndrim vërtetë interesant).  Themeluesi i Amazon mbajti një vizitë në zyrat qendrore të Basecamp (krijuesi i një zbatimi mes përgjegjësisë dhe komunikimit).  Gjatë një sesioni të hapur, ai dha komentin e tij mbi atë çka i identifikon njerëzit inteligjentë.

Bezos tha se njerëzit inteligjentë janë ata që mendojnë se gjithmonë kanë të drejtë, por në fakt shumicën e rasteve janë gabim.

Prit…Cfarë?!

Jeff Bezos thotë se mendimet e qëndrueshme janë diçka negative!

Gjatë sesionit pyetje përgjigje, ai tregoi se njerëzit që përfundojnë shpeshherë duke pasur të drejtë, ndryshojnë mendimet e tyre gjatë gjithë rrugës që ndjekin për të arritur në përgjigjen e drejtë. Ata e bëjnë këtë sepse marrin dhe i pranojnë këto informata të reja, rishqyrtojnë njohuritë dhe kuptimet e tyre, evidentojnë boshllëqe në zgjidhjet e propozuara nga vetë ata dhe qëndrojnë të hapur ndaj ideve dhe kontradiktave të reja, madje dhe ndaj atyre që sfidojnë pikëpamjet e tyre.

Sigurisht, ata e kanë një pikëpamje të mirë strukturar, por e shohin atë si të përkohshme dhe jo permanente. Ai vazhdoi të thoshte së është totalisht normale dhe madje e nevojshme në kohët e sotme, ku ndryshimet ndodhin shumë shpejt, të formosh një ide të re, që bie në kundërshtim me një ide të mëparshme që kishit.

Ata që gabojnë shpeshherë në mendimet e tyre, sipas tij, (jo të gabuarit në rrugën që ndjekin për të arritur tek e drejta) janë të fiksuar pas detajeve dhe janë mbështetës të fortë të pikëpamjeve të tyre. Ata nuk munden/ nuk duan/ nuk përpiqen të hedhin pas krahëve detajet që të shikojnë situatën në këndvështrime të ndryshme.

“Disa nga liderat më të mirë për të cilët kam punuar e kanë pasur këtë tipar. Ata ishin mjaft të vendosur  kur merrnin vendimet e tyre. Por, ata vendosnin me kujdes kufizime kur një vendim mund të ndodhte që të rishikohej. Kjo më bënte të kaloja në një stad tjetër të të menduarit”.

Jini të kujdesshëm me atë çka doni të bëni me mendimin intrigues të Bezo-s!

Bezo ka të drejtë. Njerëzit me IQ-në më të lartë janë mjaft inteligjentë për të kuptuar se nuk janë mjaftueshëm të tillë  që gjithmonë të kenë një përgjigje të duhur që në fillim. Por, në një moment, punonjësit kanë nevojë për qëndrueshmëri dhe një vendim që qëndron nga udhëheqësi i tyre.

Kam pasur një eksperiencë nga një lider, i cili nuk donte të ndryshojë mendjen për asgjë. Vetëm në parime. Ishte zhgënjyese, sepse në momentin që vinin të dhëna të reja që do të bënin ekipin të ndërmerrte pyetje për vendimin e marrë, për të shmangur trazirat, ai mbyllte çdo diskutim të mëtejshëm në lidhje me të. Ekipi qendronte i alarmuar, sepse e dinin që ishin duke shkuar drejt një rruge të gabuar dhe kështu përpiqeshin të përmbysnin vendimin e marrë tashmë.

Ishte kaos.

Nga ana tjetër, unë gjithashtu kam punuar për një lider, i cili ishte shumë i paqëndrueshëm, rizhbënte vendimet gjatë gjithë kohës madje edhe ndaj një mendimi ose një ideje kundërshtuese, thotë Bezos. Lideri kishte frikë se do të merrte një vendim të gabuar dhe do të dyshonte në veten e tij, dhe kështu lejonte influencën e opinionit më të fortë mbi mënyrën se si ai do të operonte atë javë.

Ishte kaos.

Pra, cili lider prej këtyre vepronte më gabim?

Siç e shihni, përgjigjia qëndron, siç ndodh shpesh, diku në mes, në një qasje të ekuilibruar. Le të gjejmë një të mesme të artë! Është absolutisht e rëndësishme të qëndroni të hapur, fleksibël dhe të kontrolloni egon tuaj në mënyrë që të ndryshoni mendimin tuaj të mëparshëm nëse  kuptoni që diçka nuk shkon me të. Por, në një moment të caktuar, ju dhe ekipi duhet ta mbyllni këtë kapitull dhe të ecni përpara.

Ja një hile e thjeshtë që përdorja për të ruajtur ekuilibrin e duhur, thotë Bezos. Merrja një thënie të vjetër dhe e modifikoja sipas mënyrës sime. Më pas e ndaja atë me ekipin tim duke e përdorur si moton tonë: Debatim 70: Të vendosurit 30:  Kryerja 100.

Kjo do të thotë që së pari ne kemi bërë ndarjen e një kohe të caktuar për të vendosur diçka të rëndësishme. Ne do të shpenzonim 70 % të asaj kohe duke debatuar për pikëpamje të ndryshme në një mënyrë produktive dhe 30 % të kohës së mbetur duke shqyrtuar për arritjen drejt një vendimi final. Pastaj, pasi të kishim vendosur, ne 100 për qind ia kishim dalë në kryerjen e vendimit.

Debatoni, Vendosni, Kryeni.

Ne vendosëm rregulla shumë të rrepta për moshapjen e një vendimi të marrë tashmë, deri në momentin kur kishte të dhëna të reja dhe të dukshme, pasi ishin të vetmet që mund të bënin të mundur një diskutim të dytë për vendimin final.

Kjo qasje me të vërtetë ka funksionuar. Individët ndiheshin të vendosur pasi çdo mendim i tyre dëgjohej, por gjithashtu ndienin që ekipi po ecte përpara. Edhe ju mund të aplikoni këtë qasje për të marrë më të mirën nga fryma e asaj që tha Bezos.

Përktheu: Klea Isakaj

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0