Jeff Bezos shton 13 miliardë dollarë në pasurinë e tij brenda ditës

Jeff Bezos shton 13 miliardë dollarë në pasurinë e tij brenda ditës

Jeff Bezos

Jeff Bezos, pronari i Amazon, shtoi 13 miliardë dollarë në pasurinë e tij ditën e hënë, raportoi Bloomberg.

Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, Bezos tashmë ka një pasuri prej 189.3 miliardë dollarësh. Ndëkohë që ekonomia amerikane është tkurrur për shkak të pandemisë së COVID-19, themeluesi i Amazon ka fituar 74 miliardë dollarë pasuri gjatë këtij viti.

Rekordi i tij është më i larti i arritur ndonjëherë në një ditë të vetme që kur Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg u vu në funksion në 2012.

Lexoni: Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë anijen e parë në Mars

Bezos themeloi Amazon në 1995 dhe kompania sot është një prej më fitimprurëseve dhe më me vlerë në planet. Sipas parashikimeve, ai do të bëhet trilioneri i parë në botë deri në 2026.

Megjithatë, Bezos nuk është i vetmi që ka fituar nga pandemia. Një analizë e re tha se mbi 600 miliarderë amerikanë kanë vënë një pasuri mesatarisht 42 miliardë dollarë çdo javë gjatë pandemisë mes periudhës 18 mars deri në 16 korrik në një total prej 700 miliardë dollarë gjatë periudhës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0