Jeff Bezos do dhurojë 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimatike

Jeff Bezos do të dhurojë 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimatike


CEO i AMAZON, njëkohësisht njeriu më i pasur në botë njoftoi përmes një postimi në Instagram se do të themelojë Bezos Earth Fund. Ai tha se do të fillojë dhënien e granteve këtë verë. Me një pasuri prej 130 miliardë dollarësh, ai do të dhurojë 7.7 % të pasurisë së tij.

“Ndryshimet klimatike janë kërcënimi më i madh për planetin tonë”, tha Bezos. “Unë dua të punoj së bashku me të tjerët për të forcuar rrugët ekzistuese që luftojnë ndryshimet klimatike si dhe për të gjetur mënyra të reja për të luftuar ndikimin shaktërrues që kanë ndryshimet klimatike në planetin ku jetojmë të gjithë bashkë”.

Kjo lëvizje i nxit punonjësit të kërkojnë që kompania t’i luftojë më shumë ndryshimet klimatike. Më shumë sesa 350 punonjës firmosën një blog në janar duke kërkuar emetime zero deri në 2030, përkrah kërkesave të tjera.

Lexo këtu: Elon Musk mbështet publikisht aktivisten klimatike Greta Thunberg

Në muajin shtator, Bezos bëri të ditur premtimin se do t’a kthejë Amazon në kompani neutrale karboni, deri në vitin 2040, 100% energji të ripërdorshme deri në vitin 2030 dhe 100.000 makine elektrike deri në 2030.

“Bezos është i vetmi amerikan nga 5 njerëzit më të pasur në botë, i cili nuk firmosi Giving Pledge, në të cilën pjesëmarrësit premtuan se do të dhuronin gjysmën e pasurisë së tyre gjatë jetës”, shkruan Paige Leskin për Business Insider. Ish-gruaja e tij, MacKenzie Bezos, e firmosi Giving Pledge në maj.

Postimi i tij i plotë në Instagram:

Sot, jam shumë i entuziazmuar të njoftoj lançimin e Bezos Earth Fund

Ndryshimet klimatike janë një nga kërcënimet më të mëdha për planetin tonë. Unë dua të punoj së bashku me të tjerët për të forcuar rrugët ekzistuese që luftojnë ndryshimet klimatike si dhe për të gjetur mënyra të reja për të luftuar ndikimin shaktërrues që kanë ndryshimet klimatike në planetin ku jetojmë të gjithë bashkë. Kjo iniciativë globale do financojë shkencëtarët, aktivistët, OJQ-të, çdo përpjekje që oforn mundësi për ruajtjen dhe mbrojtjen e botës natyrore. Ne mund ta shpëtojmë Tokën. Duhet punë e përbashkët nga kompanitë e mëdha, kompanitë e vogla.Kombet e Bashkuara, organizatat globale dhe individët.

Unë po jap 10 miliardë dollarë për të filluar ndarjen e granteve këtë verë. Toka është e të gjithëve- le ta mbrojmë atë, së bashku.

-Jeff

 

Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0