Je një sipërmarrës? Ja disa nga eventet që nuk duhet të humbasësh

Je një sipërmarrës? Ja disa nga eventet që nuk duhet të humbasësh


Data 20 nëntor është Dita e Sipërmarrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që konsiderohen si vendi që u bë nga sipërmarrësit. 

Kjo Ditë konceptohet si një festë në nderim të sipërmarrësve, vjen si e tillë nga viti 2010 dhe herë prezantohet si “National Entrepreneurs’ Day”, herë si “Women’s Entrepreneurship Day”.

Revista jonë ka në fokus sipërmarrjen, dhe jo më kot. Rritja ekonomike e vendit dhe hapja e vendeve të reja të punës, varet nga aftësia për të suportuar sipërmarrjen, e cila krijon kompani të reja, hap tregje të reja dhe bën që të lulëzojnë aftësi të reja.

Në kuadër të kësaj Dite, po ju njohim me disa nga eventet gjatë kësaj periudhe, që ti si sipërmarrës nuk duhet t’i humbasësh:

Samiti i Investimeve për Turizmin për herë të parë në Shqipëri

Ky Samit fokusohet në një nga sektorët më të zhvilluar të vendit tonë. Për herë të parë, në datë 27 Nëntor do të keni mundësinë të bëheni pjesë për të diskutuar sfidat dhe zhvillimet në sektorin e turizmit, të realizuar takime personale me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë e për të takuar ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar.

Zgjidhje të TIK për Gratë Sipërmarrëse

Një event dedikuar grave që kanë guxuar të bëhen pjesë e të jenë të suksesshme në fushën e biznesit. BERZH organizon në Tiranë në datat 4-5 dhe 11-12 Dhjetor 2018 trajnimin me temë: “Zgjidhje të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për Gratë Sipërmarrëse”. Mësoni si ta bëni TIK të punojë për ju dhe si të menaxhoni financat e biznesit tuaj.

“Forumi i Biznesit” për bizneset sllovene dhe shqiptare

Nesër, më datë 27 nëntor, ora 09:00, Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë organizon “forumin e bashkëpunimit”. Sipërmarrës të të dy vendeve, Slloveni- Shqipëri, do të kenë mundësi të vendosin kontrata të reja bashkëpunimi.

Seminar për “Negociatat dhe Shitjet B2B”

Pjesa më e vështirë e një sipërmarrjeje është arritjea e negociatava, të cilat më pas sigurojnë promovimin dhe shitjen e produktit/shërbimit. Mësoni truket dhe startegji të fushës, në seminarin interaktiv nga Martin Giese.

Forumi Ekonomik i Tiranës: Ndryshimet për një rritje të qëndrueshme

Me mbi 24 folës të pëzgjedhur, kombëtar e ndërkombëtar, forumi do të krijojë mundësinë për të identifikuar dhe vlerësuar sfidat kryesore të rritjes, për të mësuar nga përvojat e politikave në vende të tjera, dhe për të identifikuar një kurs veprimi politikash drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Një reflektim mbi sfidat që po përballet Shqipëria dhe bota, në datë 7 Dhjetor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0