Janar-korrik, eksportojmë gati 17% më shumë se një vit më parë

Janar-korrik, eksportojmë gati 17% më shumë se një vit më parë


Eksporti i mallrave jashtë vendit ka vijuar të rritet edhe gjatë muajve të verës, por ritmet e rritjes vijojnë të bien krahasuar veçanërisht me muajt e parë të vitit.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave eksportet u rritën gati 8% në muajin korrik, ndërsa në muajt e mëparshëm rritja ishte mbi 10%.

Deri në fund të muajit korrik, eksportet ishin 16.7% më të larta se një vit më parë

Ritmin e fillimvitit (në 6 mujor rritja ishte mbi 18% rritja) nuk e kanë mbajtur potjhuajse të gjitha grupet e mallrave, ndonëse kanë ruajtur nivele të larta eksportesh.

Sipas INSTAT, grupi i mallrave  “minerale, lëndë djegëse dhe energji”,  u rrit gati 25% për një vlerë totale gati 35 miliardë lekë.

Me gati 32 miliardë lekë, eksportet e materlialeve të ndërtimit dhe mineraleve janë 22% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Me një vlerë shumë më të lartë (kryesorët në eksporte) produktet e fasomit u rritën vetëm pak më shumë se 7% krahasuar me një vit më parë. Eksportet e veshjeve dhe këpucëve në total ishin mbi 75 miliard lekë, ndërsa sektori po vuan mbiçmimin e lekut ndaj euros.

Eksportet e grupit “ushqime, pije e duhan” u rritën mbi 10% në shtatë muaj duke arritur në 18 miliardë lekë.

Pozitive ka qenë dhe ecuria e grupit “makineri, pajisje e pjesë këmbimi”, që u rrit me 17%, për të arritur në 10 miliardë lekë për 7 mujorin. Janë dy kompani gjermane të cilat punojnë me systemin e materialit të porositësit për prodhimin e sistemit të kabllove për autobusët, Forschner, që ka filluar punë në vitin 2015 dhe PSZ Albania, që ka hapur fabrikën në Shqipëri në vitin 2012, duke sjellë një rritje të ndjeshme të eksporteve të grupit “Tela, kabllo, përcjellës etj.”.

Kompania Forschner ndërkohë po punon për zgjerimin me ndërtimin e një fabrike të dytë me një sipërfaqe prej 25-30 mijë metrash katrorë (për vetë proceset e punës kërkohen ambiente të mëdha). Investimi pritet të jetë në total rreth 13.5 milionë euro (7.5 milionë euro për ambientet dhe pjesa tjetër për pajisjet), që do të hapë edhe 1200 vende të tjera pune.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0