Jaguar Land Rover e ka quajtur këtë koncept si “një hije super-makine” me performanca të një makine sportive, dhe me shumë-anshmërinë e një fouristrade.
I-Pace në fakt i ngjan shumë makinës elektrike të Teslas, Tesla Model X, që do të jetë edhe rivali kryesor i I-Pace kur ajo të dalë në treg.
“Koncepti I-Pace është një lëvizje radikale për makinat elektrike. Ajo përfaqëson gjeneratën tjetër të makinave me bateri.
Dizajni i saj është dramatik, dhe i përket të ardhmes; ky produkt ka komplet ADN-në autentike të Jaguar, duke e bashkuar atë me detajet e bukura të një prodhimi Britanik,” ka thënë Ian Callum, drejtori i dizajnit të Jaguar. “Ky nuk është thjesht një koncept. Ky është një parashikim i makinave 5-vëndëshe që do të ndodhen në rrugë në 2018-n. Kjo është makina e parë elektrike e Jaguar, dhe me këtë po hapim një kapitull të ri në historinë tonë legjendare.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto


