Jack Ma, njeriu më i pasur në Kinë: Isha më i lumtur kur nuk isha miliarder - Business Magazine Albania

Jack Ma, njeriu më i pasur në Kinë: Isha më i lumtur kur nuk isha miliarder


Jack Ma, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Alibaba, u bë njeriu më i pasur në Kinë shtatorin e kalur kur kompania Alibaba regjistroi një vlerë prej 25 miliard dollarë në IPO (Initial Public Offering). Por vetë Jack Ma shprehet se ai ishte po aq i lumtur – mbase edhe më i lumtur – kur me vështirësi arrinte të fitonte ndonjë të ardhur në kohën kur sapo doli nga kolegji. Pas diplomimit në vitin 1998, Jack Ma punoi si mësues anglishte në një universitet lokal në qytetin e tij të lindjes, Hangzhou, Kinë. Ai fitonte 12 dollarë ne muaj, sipas një dokumentari mbi jetën e tij të quajtur “Krokodil në Yangtze.”

Gjatë një fjalimi të tijin në klubin e Ekonomisë të New York, ai iu referua asaj periudhe si periudha më e mirë e jetës së tij.

Ai shprehet se kur nuk ke shumë para, e di si do ti shpenzosh, por kur bëhesh miliarder, je përpara shumë përgjegjësive.

“Nëse disponon më pak se 1 milion dollarë, ti e di si do ti shpenzosh ato para, “ – thotë ai në fjalimin e tij.” – Ndërsa kur ke 1 miliardë dollarë, atëhere ato nuk janë më paratë e tua…Paratë që unë kam sot përbëjnë përgjegjësi për mua. Ato janë besimi i njerëzve tek unë.”

Kjo nuk është hera e parë që Jack Ma flet për barrën e vështirë e të qënit miliarder. Edhe më parë, në një panel tjetër në New York, “Clinton Global Initiative”, ai iu referua ditëve të tij si mësues anglishteje si “fantastike”. Ai tha se çdokush me 1 milion dollarë është ‘me fat’, por kur arrin të bësh 10 milion dollarë ‘atëherë je në telashe’.

Pasi Alibaba u regjistrua në IPO, ai foli për CNBC duke shprehur se presioni që ndjen vjen bashkë me përgjegjësitë, veçanërisht tani që bota fokusohet në çmimin e aksioneve të Alibaba.

“IPO është diçka shumë e mire sepse…ndihem i lumtur me rezultatet,” – tha ai per CNBC. “Por sinqerisht e them, kur njerëzit mendojnë tepër pozitivisht për ty dhe te shohin sikur je shumë lart, ti ke përgjegjësinë për tu qetësuar, për të ndenjur me këmbët në tokë duke qenë vetvetja.”

FJALOR: Definicioni i IPO – Initial Public Offering”

Është shitja e parë a aksioneve nga një kompani private tek publiku. Shpesh IPO-të përdoren nga kompani të reja dhe të vogla që kërkojnë kapitalin për tu zgjeruar, por mund edhe të realizohen nga kompani të mëdha të cilat dëshirojnë të tregtohen në publik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0