Ja zyrat luksoze të Google me bazë në Londër - Business Magazine Albania

Ja zyrat luksoze të Google me bazë në Londër


Imazhet e para të selisë së re të Google kanë dalë në mediat britanike. Më shumë se 800 punonjës janë zhvendosur në bazën e re të gjigantit të teknologjisë në Londër, e cila përfshin dhoma gjumi, dhoma të shumta me divane si dhe ushqim falas.

Ndërtesa 11 katesh në sheshin 6 ‘Pancras Square’ përfshin ambiente të posaçme që mundëson takimet midis koleve për biseda bashkëpunimi, ndërsa nuk mungon as restoranti dhe kafenetë. Kompania ka edhe një palestër prej 90 metrash.

Zyrat e brendshme janë të mobiluara në mënyrë luksoze me një vlerë prej 5. 500 paund secila, ndërsa mobiliet janë blerë tek kompania zvicerane Vitra me çmim mestar prej 17,000 paund.

Google është një nga disa korporatat multinacionale, e cila është kritikuar jo pak në Evropë për pagimin e ulët të taksave, teksa marrëveshjet e saj financiare janë shpesh komplekse.

Kompania ka paguar në Britaninë e Madhe 130 milionë paund taksa të prapambetura, pas reagimeve të shumta atje.

 

Google-Zyrat-Londër-Businessmag

Google-Zyrat-Londër-Businessmag

/kosovapress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0