Ja si të zgjeroni rrjetin tuaj profesional

Ja si të zgjeroni rrjetin tuaj profesional



“Si trajner biznesi, unë kam punuar me dhjetëra drejtues dhe sipërmarrës, se si të bëhen udhëheqës më të fortë dhe strategë më efektivë. Sidoqoftë, një pasuri që unë shoh se shumica e njerëzve nuk e kanë nënvlerësuar është rrjeti i tyre professional,” thotë Bruce Eckfeldt, trajner biznesi.

Zhvillimi i njerëzve që njihni brenda dhe jashtë industrisë tuaj është një nga investimet më të mira të kohës dhe energjisë tuaj. Ndërsa aftësitë tuaja janë të rëndësishme për suksesin tuaj sipërmarrës, njohja e njerëzve të duhur me lidhje të përshtatshme mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të krijuar vlera për biznesin tuaj.

Lexo: Si të ndërtosh rrjetin tuaj mbështetës

  1. Kultivoni marrëdhënie:

Përpara se të përpiqeni të zgjeroni rrjetin tuaj, nxitni njerëzit që i njihni. Një rrjet nuk është vetëm të koleksiononi kartat e biznesit. Njerëzit bëjnë biznes me njerëz të cilët i njohin, si dhe i besojnë. Nëse nuk keni ndërtuar marrëdhënie të vërteta, nuk do të keni një rrjet të fortë.

Fatkeqësisht, këtu nuk ka asnjë rrugë që mund t’i bini shkurt. Ju duhet të kaloni kohë me njerëzit për t’i njohur ata, dhe që ata të njihen me ju. Të konsumosh një kafe ose çaj apo edhe një vakt me dikë, është shumë më mirë sesa thjesht të lidhesh në LinkedIn. Nëse doni të krijoni efikasitet, ftoni një grup të vogël për drekë dhe njihuni me disa prej tyre.

 

  1. Jepni së pari nga vetja juaj, pastaj kërkoni llogari:

Para se të filloni të kërkoni llogari tek personat që janë përgjegjës për strategjitë tuaja, përqendrohuni në ato që mund të jepni nga vetja juaj. Ndihmojini ose ofroni ekspertizë, në një fushë që ju e njihni mirë. Ju duhet të krijoni besim përpara se t’i bëni pyetje të tjerëve.

Këto nuk kanë nevojë të jenë gjëra të mëdha ose gjëra që lidhen drejtpërdrejt me biznesin. Nëse dëgjoni që dikush po udhëton në një qytet që ju e dini mirë, ndiqni disa rekomandime për restorantet. Keni lexuar një libër dhe mendoni se është i mirë? Dërgojini dikujt një kopje për të cilën mendoni se mund ta pëlqejë. Një strategji tjetër e shkëlqyeshme është të bëni prezantime me njerëzit e tjerë në rrjetin tuaj professional.

 

  1. Shfrytëzoni edhe njohjet pak më të largëta:

Vetëm sepse nuk ju ndihmon dikush nga rrjeti juaj i ngushtë i miqve, mos u dorëzo. Çdo kontakt i juaj njeh shumë njerëz. Kërkoni dikë që mund t’ju ndihmojë për të krijuar lidhje të tjera. Nëse jeni duke kërkuar një avokat të mirë dhe të besueshëm, kërkoni disa nga miqtë e avokatit që ai njeh. Kjo jo vetëm që ju krijon një atmosferë të ngrohtë, por i krijoni kredenciale edhe mikut tuaj.

 

  1. Kërkoni lidhje të dobëta:

Një nga sfidat e ndërtimit të rrjetit tuaj professional mund të jetë, moszgjerimi lidhjeve dhe të keni një rrjet vetëm me miqtë që njihni. Meqenëse ju e njihni njëri-tjetrin, mos mendoni se po e zhvilloni rrjetin tuaj.

Çelësi këtu është gjetja e lidhjeve të dobëta. Këta janë njerëz që ndoshta nuk i njihni mirë, por veprojnë në një rreth krejtësisht të ndryshëm njerëzish. Nëse do të keni vështirësi për të patur lidhje me këta njerëz krijoni një grup të rinjsh ku të gjithë mund të kenë akses. Kjo është një nga mënyrat më të shpejta për të zgjeruar rrjetin tuaj në një mënyrë strategjike.

Lexo: 7 arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

  1. Komunikoni rregullisht:

Pasi të krijoni lidhje, duhet të qëndroni të lidhur me këta persona. Mjete si LinkedIn mund të ndihmojnë në botimin e përmbajtjes dhe azhurnimeve në rrjetin tuaj rregullisht. Dhe një gazetë ose një blog është një mënyrë tjetër e shkëlqyeshme për të krijuar vlera dhe për të qëndruar në “radarët” e këtyre njerëzve. Çelësi këtu është të krijoni një rrjedhë të qëndrueshme dhe të rregullt të përmbajtjes dhe azhurnimeve cilësore në mënyrë që njerëzit të mësojnë se kush jeni dhe çfarë bëni. Kjo do t’ju mbajë në qendër të vëmendjes dhe do të jeni në mendjen e njerëzve në rrjetin tuaj.

Pjesa më e vështirë e zhvillimit të një rrjeti të mirë është se kërkon kohë dhe investime. Rrjetet e mira duhen vite për t’u ndërtuar dhe zhvilluar. Nëse keni një plan, organizoni kohën tuaj. Puna juaj e vështirë do të shpërblehet kur të jetë kryerë si duhet dhe në mënyrë të vazhdueshme. Nëse prisni derisa të keni nevojë për ndërtimin e një rrjeti, jeni shumë vonë.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0