Ja si mund të bëni pushime nëpër botë dhe njëkohësisht të kujdeseni edhe për rritjen e biznesit tuaj

Ja si mund të bëni pushime nëpër botë dhe njëkohësisht të kujdeseni edhe për rritjen e biznesit tuaj


Të qenurit një shef është avantazhi më i madh për faktin se mund të punosh edhe freelancer, dhe askush nuk ju kërkon llogari për këtë. Nëse nuk ke mundësinë të punosh në zyrë, atëherë mjafton një lidhje e fortë interneti dhe ju mund të kujdeseni për të gjitha pa qenë prezent në aty.

Nga ana tjetër, nëse keni klientë që mbështeten tek ju për projektet në vazhdim, pavarësisht se ju mund të keni planifikuar pushimet, nuk mund të largoheni pa bërë lëvizjen e duhur në kompaninë tuaj. Ja cilat janë disa nga strategjitë kryesore për të patur rritje të biznesit edhe nëse jeni duke e shijuar udhëtimin tuaj.

Jepni shumë njoftime paraprake

Mos prisni deri në ditën ose javën e fluturimit tuaj për t’u treguar klientëve dhe punonjësve tuaj për udhëtimin e ardhshëm. Fakti që ju shtyni fluturimin apo edhe mund t’a anulloni atë, nuk do të thotë që klienti juaj do të jetë në dispozicionin tuaj. Prandaj në momentin që ju përmbyllni planet tuaja, duhet të jeni siguruar që ju keni dhënë punonjësve tuaj kohën të përgatiten dhe të përshtaten, sipas nevojave të klientëve. Duke planifikuar kohën tuaj me ta, mund të jeni në gjendje të strukturoni afatet e projektit për të përshtatur në mënyrë të përkryer kohën tuaj jashtë linje.

Paraqitni një “Plan B” nëse nuk mund t’a përfundoni punën vetë

Nëse do të jeni krejtësisht i padisponueshëm dhe “i paaftë” për të trajtuar detyrat e vazhdueshme, paraqisni klientin tuaj me një zgjidhje alternative në mënyrë që ata të mos largohen nga fakti që ju nuk do të jeni aty. Disa klientë mund të dakortësohen që përgjatë kësaj periudhe puna t’i kalojë dikujt që punon freelancer. Mos u shqetësoni nëse rekomandimi i një personi për të mbuluar rolin tuaj do t’ju bëjë të zëvendësueshëm. Ajo në të vërtetë ju bën më të paçmuar, sepse jeni duke bërë dicka me përgjegjësi. Fakti që ju gjeni mënyra pët t’u kujdesur për klientin tuaj tregn se kompania është prioriteti juaj.

Përqafoni kompromis kur është fjala për planifikimin

Nëse do të punoni gjatë udhëtimit, planifikoni paraprakisht një plan që do t’ju lejojë të shijoni udhëtimin tuaj dhe t’i mbani të lumtur klientët tuaj.  Planifikimi i kujdesshëm do të thotë që në fakt shpesh mund t’i mbani rezultatet tuaja konstante dhe klienti juaj nuk mund të kuptojë që ju keni jeni në udhëtim.

“Është e domosdoshme të krijohet një tranzicion i qetë për klientët,” thotë O’Donnell. “Unë jam i kujdesshëm që gjithmonë të shoh jetën time të pavarur jashtë shtetit si një dhuratë dhe të mendoj përpara, se si mund të planifikoj datat e udhëtimit tim”.

Lexo: Pesë mënyra për t’u ndjerë më afër natyrës edhe nëse jetoni në qytet

Merrni kohë të rregullt për të punuar

Në vend që të supozosh se do të gjesh kohë për të punuar në mes aktiviteteve dhe ekskursioneve, në mënyrë proaktive duhet të sigurohesh që të rritësh të ardhurat e klientit tënd.

“Zonat kohore shpesh mund të jenë në favorin tuaj kur udhëtoni, prandaj përdorni ato në avantazhin tuaj”,- thotë O’Donnell. “Kjo mund të nënkuptojë që ju mund të zgjidhni një moment nga dita juaj për të punuar me klientët, në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë. Kështu ju do të mund të shijoni udhëtimin tuaj i relaksuar.

Për të kuptuar se çfarë funksionon më së miri, sugjerohet që të jeni të vetëdijshëm për aftësitë tuaja. Duhet të dini nivelin tuaj të menaxhimit, në mënyrë që të shpenzoni orët tuaja më produktive në mënyrën e duhur. Çështja kryesore është që të komunikoni me klientët tuaj dhe të siguroheni që të krijoni një orar të ndërmjetëm për konsultat.

“Unë kam punuar me kohë të plotë gjatë udhëtimeve nëpër 60 vende dhe nuk kam munguar kurrë  edhe në pika më kyçe të punës. E gjitha kjo ka të bëjë me mendimin se klienti nuk duhet të punësojë një punëtor të largët. Prandaj është mirë për ju të bëni “udhëtimin e mashtrimeve” dhe të punoni pa vështirësi”.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0