Apple pritet të zbulojë Apple Watch dhe iPad të ri gjatë eventit, që do të zhvillohet sot. Shikuesit mund të aksesohen në faqen e Apple për transmetimin e drejtpërdrejtë, duke klikuar këtu. Eventi mund të ndiqet edhe në kanalin e YouTube të Apple.
iPhone 12 thuhet se nuk do të zbulohet deri në tetor. Por fansat e Apple ndoshta mund të presin me padurim pajisjet:
- Apple Watch Series 6 me ëatchOS 7.
- Apple Watch SE.
- iPad Air në të gjithë ekranin, me Touch ID në butonin e energjisë.
- Lançimin zyrtar të iPadOS 14 dhe iOS 14, me miniaplikacione të ridizenjuara, njohje të shkrimit të dorës dhe më shumë.
Ka mundësi që Apple të na prezantojë gjithashtu MacOS-in e ri, të njohur si Big Sur. Kompania mund të ndajë një vështrim të fshehtë të kufjeve të saj të rinj HomePod dhe “AirPods Studio”.
Do të na duhet që të presim deri në tetor, kur ka të ngjarë të ketë një event të veçantë për iPhone. Apple vërtet di si të na mbajë të fokusuar tek produktet e saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto