Prezantohet dizajni i ri i kartëmonedhave 100€ dhe 200 €, para se të hyjnë në qarkullim në muajin Maj të vitit të ardhshëm.
Të dyja kartëmonedhat kanë veçori të reja sigurie që i bëjnë ato të më të vështira për t’u falsifikuar.
Ato janë më të vogla se versionet aktuale, për t’u përshtatur më mirë me portofolët e njerëzve, thotë Banka Qendrore Europiane. Gjithashtu përmasat e reja e bëjnë më të lehtë përdorimin e tyre në makineri.
Kartëmonedhat mbajnë portretin e Europës, figurës mitologjike Greke. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të BQE Yves Mersch tha se më shumë se një milion makineri prodhuese duhet të përshtaten përpara se kartëmonedhat e reja të dalin në qarkullim më 28 maj në 19 vendet që përdorin monedhën e përbashkët.
Kartëmonedhat e reja evropiane paraqesin një hartë të përditësuar të Europës në anën e pasme, duke përfshirë ishujt e Maltës dhe Qipros, të dy vendet që janë bashkuar me Bashkimin Evropian që nga fillimi i qarkullimit të serisë së parë të kartëmonedhave euro në vitin 2002.
Për më shumë ndiqni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=G-vq7zieAU4
/BBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
