Nëse standardi për një zyrë të mirë është fakti që ajo të jetë e ndriçuar, atëherë zyra ideale do të ishte ajo me plan të hapur. Gjithsesi nëse ju e përkufizoni zyrën ideale si një vend ku punonjësit 1) pëlqejnë të punojnë dhe 2) të pushojnë aty ku punojnë, plani i hapur nuk do të ishte një zgjedhje e mirë.
Hulumtuesit në Universitetin Sidnej survejuan 42,764 punonjës që punonin në zyra me këto plane:
- Plan i hapur
- Tavolina me ndarje të vogla
- Kabina me ndarje të larta
- Zyrë e veçantë për një person
- Zyrë e veçantë për 2-3 persona
Hulumtuesit pyetën punëtorët se si ndjehen për çdo aspekt fizik të vendit të tyre të punës që mund t’i bëjë ata të jenë më të lumtur ose më produktiv: temperatura e ambientit, cilësia e ajrit, sasia e dritës, rehatia vizuale, niveli i zhurmës, lehtësia e ndërveprimit (dmth. bashkëpunimi), hapësira e orendive, përshtatshmëria e mobiljeve, ngjyrave dhe struktura, dhe pastërtia e përgjithshme.
Pasi u vlerësuan të gjitha karakteristikat e zyrave, ky ishte rezultati i studimit:
Dëshironi punonjës të lumtur dhe produktivë? Dëshironi që ata të vijnë vullnetarisht në zyrë dhe të punojnë për orë më të gjata ndërsa janë atje? Dëshironi që ata të komunikojnë ballë për ballë dhe më shpesh?
Hiqni dorë nga plani i hapur dhe vendosuni në zyra private.
Kjo është zgjidhja më e mirë.
/Inc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.