Ja se si e shkatërroni dalëngadalë karrierën tuaj! - Business Magazine Albania

Ja se si e shkatërroni dalëngadalë karrierën tuaj!


Ka gabime të mëdha që mund t’ju prishin në sekondë reputacionin në punë ose edhe t’ju bëjnë t’ju pushojnë nga puna. Por më e zakonshmja, është akumulimi gradual i shkeljeve më të vogla që i ndalon punonjësit për të bërë përpara në karrierën e tyre.

Zakone të këqija, si për shembull dhënia e përgjigjieve të prera në emaile mund t’ju dëmtojnë reputacionin, edhe kur ju nuk e kuptoni.

Këtu janë disa sjellje të këqija që do të gërryejnë dalëngadalë besueshmërinë tuaj dhe në fund do të kenë një kosto.

1. Ju nuk përshtateni me kulturën e kompanisë
Çdo vend pune operon nën setin e saj të zakoneve sociale. Mosbërja e përpjekjeve për të asimiluar këtë lloj kulture mund t’ju bëjë të dukeni disaprovuesë ose paragjykuesë.

2. Ju nxirrni pretekste
Mos marrja e përgjegjësive për gabimet dhe dështimet tuaja do ta ‘kapë’ me ty. Të prisni deri në ditën që projekti është gati për t’u shpjeguar se përse keni mbetur pas, për shembull mund t’i tregojë shefit tënd se ju nuk e menaxhoni kohën mirë.

3. Ju bëni minimumin
Edhe pse jeni gjithmonë brenda afateve kohore dhe keni cilësi në punë, bërja vetëm e minimumit ju bën të dukeni të vetëkënaqur. Nga ana tjetër, kërkimi i mundësive në vend që të prisni që ato t’ju vijnë në prehër është sinjal për shefin tuaj se ju jeni të motivuar dhe kujdeseni për të ardhmen tuaj në kompani.

6. Ju jeni pesimist
Nëse në mënyrë të përditshme keni një qëndrim të keq, bëheni një bezdisje për shefin tuaj dhe mund të dëmtojë skuadrën tuaj. Ankesat konstante nuk ju bëjnë të këndshëm dhe me siguri nuk e nxisin shefin t’ju mbajë gjatë në kompani.

7. Injoroni kolegët
Formimi i miqësive me kolegët tuaj është po aq e rëndësishme sa edhe kultivimi i marrëdhënieve me shefat. Mundohuni të pëlqeheni, kështuqë kolegët do të duan të ndajnë informacione të vlefshme me ju dhe t’ju ndihmojnë kur të keni nevojë.

8. Shkruani emaile të ashpra
Nuk ka rëndësi se sa miqësor jeni si person, gjuha e shkurtër mund të keqinterpretohet shpejt në një email. Edhe pse jo e qëllimshme, emailet e pasjellshme e prishin reputacionin tuaj në zyrë, dhe gjithashtu edhe të tjerët do të hezitojnë për të ndërvepruar me ju.

9. Ju i zvarrisni gjërat
T’i lini projektet për në minutën e fundit jo vetëm që ju streson, por ai pengon progresin e çdo personi tjetër që mbështetet në pjesën tuaj të punës. Nëse diçka shkon keq, me gjasa do të jeni i pari që do të fajësoheni.

10. Jeni gjithmonë me vonesë
Vonesat e shpeshta do të thotë për kolegët se diçka tjetër është më e rëndësishme për ju dhe ju nuk e vlerësoni kohën. Ajo ju portretizon si pa respekt dhe pa kujdes duke i ndaluar njerëzit t’ju besojnë. S’ka rëndësi si, por gjejeni një mënyrë të jeni të përpiktë.

11. Ju jeni arrogant
Nuk ka rëndësi se sa me përvojë jeni, të silleni sikur i dini të gjitha do t’i irritojë shumë shpejt kolegët tuaj. Ka gjithmonë diçka më shumë për të mësuar, kështuqë gjeni një mënyrë për të qenë i hapur ndaj ideve të reja.

 

/Shkruar nga Emmie Martin, Publikuar në Business Insider.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0