Ja sa metale nevojiten për të ndërtuar telefonin tuaj

Ja sa metale nevojiten për të ndërtuar telefonin tuaj


Çdo telefon përmban një numër të caktuar metalesh, si titan, hekur dhe flori.

Por ka më shumë alumin, i cili përdoret në ndërtimin e pjesës së jashtme të telefonit, më shumë se çdo metal tjetër.

Alumini zë rreth 24% të sipërfaqes së një iPhone, i pasur nga hekuri me 14% të sipërfaqes. Bakri dhe kobalti zënë rreth 6% dhe 5% të sipërfaqes.

Alumini është një nga metalet më të përhapur në koren e tokës. Kina është prodhuesi më i madh i aluminit në botë.

Elemente të rrallë të tokës si yttrium dhe europium janë të rëndësishëm për funksionin e një iPhone, ato përdoren në baterinë e tij, sigurojnë ngjyrat që shihni në ekran dhe e bëjnë telefonin tuaj të dridhet kur merr një mesazh apo njoftim. Këto elemente e kanë bërë kërkimin në miniera një biznes gjigand.

Kërkesa e madhe për këto elemente sjell dhe kosto të larta mjedisore.

Xeherorët ose gurët prej të cilave merren këto elemente janë të mbushura me materiale radioaktive dhe kancerogjene që mund të rrjedhin në rezervat me ujë dhe të shkatërrojnë pyjet e tokat bujqësore që rrethojnë minierat.

Minatorët gjithashtu mund të vuajnë probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë dhe kancerin apo sëmundje të tjera.

Vitin e kaluar, Apple deklaroi se do të ndalonte përdorimin e këtyre metaleve duke i zëvendësuar me materiale të ricikluara.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0