Ja sa është paga mesatare në Shqipëri, rajon dhe Evropë…

Ja sa është paga mesatare në Shqipëri, rajon dhe Evropë…


Shumë njerëz bëjnë pyetjen se cili është dallimi i pagave mes të vendeve të rajonit, dhe cilat janë të ardhurat mesatare mujore në vendet evropiane?

Paga mesatare për muajin maj në Shqipëri kapi shifrën prej 427 euro, në Mal të Zi 510, Bosnje 439,71, Maqedoni 375, kurse në Serbi paga neto pa tatime dhe kontribute arriti në 412,39.

Gjatë të njëjtës periudhë në Kroaci paga mesatare shkoi deri në 813 euro, ndërsa paga mesatare bruto arriti në 1,082 euro.

Këto vende mund të kenë zili fqinjin e tyre në veri, për shkak se në fund të muajit, punëtorët në Slloveni marrin një pagesë prej 1,016.36 euro.

Çdokush do të kishte menduar se anëtarët e Bashkimit Evropian shkëlqejnë në këtë listë, por e vërteta është krejt ndryshe: në Bullgari, paga mesatare është rreth 406 euro, ndërsa në Rumani 515.

Megjithatë, njerëzit tanë zakonisht shkojnë në kërkim të një jete më të mirë në Gjermani, Austri, Suedi, të cilat mburren me standarde më të mira, programe sociale si dhe përfitime të tjera.

Pagat mesatare në disa nga vendet më të zhvilluara:

Austria: 2009 euro

Gjermania: 2270 euro

Suedia: 2465 euro

/Fax.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0