Ja rrugët që pritet të përmbyllen brenda 4 vitesh, sipas Ministrit të Infrastrukturës

Ja rrugët që pritet të përmbyllen brenda 4 vitesh, sipas Ministrit të Infrastrukturës


Gjatë prezantimit të raportit të gjashtëmujorit të parë të mandatit, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është ndalur edhe te rrugët që pritet të përfundojnë brenda mandatatit të qeverisjes së majtë.

Në më pak se 4 vite, qeveria është angazhuar të përfundojë disa segmente kyçe rrugore, sot të nisura. Ministri i Energjisë Damian Gjjiknuri ka prezantuar planin e punës, ndërsa bëri një bilanc për muajt e kaluar.

Mes projekteve kryesore, sipas Gjiknurit, është projekti i pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës.

“Kjo përfshin Lotin 2 dhe 3, që është pjesa nga ana e Dajtit, duke lënë vetëm një segment të palidhur me Unazën. Pra është e gjithë zona që fillon nga TEG-u deri në Kinostudio, do të përfundojë ajo pjesë e Unazës. Nga ana tjetër do të fillojmë këtë vit pjesën tjetër të Unazës nga Shkolla Industriale deri tek Sheshi Shqiponja, sepse edhe aty është bërë një problem duke ndërtuar dhe një nyje lidhëse, hyrëse në Tiranë. Do të thotë që brenda katër viteve të ardhshme në Tiranë do të kemi edhe përfundim të atij segmenti.”

Ai theksoi se do të shpallet gara për aksin Kardhiq-Delvinë. Një rrugë në shërbim kryesisht të qytetit të Sarandës, pritet të shkurtojë mbërritjen në destinacion përmes ndërtimit të një tuneli.

Me financim nga buxheti i shtetit pritet të ndërtohet bypass-i i Tepelenës.

Me financim Publik-Privat, është përcaktuar tashmë ndërtimi i rrugës së Rrugën e Arbrit.

Ministri tha se “Rruga e Arbrit, kontrata e së cilës ka hyrë në fuqi para 3 ditësh. Kompania ka sjellë projektin e miratuar, financimi është siguruar nga kontraktori dhe pritet hapja e kantierit të Rrugës së Arbrit.”

Thumanë-Kashar është projekti për të cilin sapo kanë nisurprocedurat për dhënien me koncesion PPP. Aktualisht shprehja e interesit vjen nga Gener 2, ndërsa  është përcaktuar fondi limit prej 31.7 miliardë lekësh.

Ministri ka theksuar se brenda vitit do të ndërtohet aksit Milot-Balldren, bashkë me By Pass-in në qytetin e Lezhës.

Përsa u përket dy By Pass-eve Fier-Vlorë Gjiknuri tha se, “është në proces tenderimi ai i Fierit dhe Vlorës dhe do të kalohet në fazën e dytë, që është faza e prezantimit dhe brenda verës të kemi lidhur kontratat. Verës tjetër bypass-in e Fierit do ta kemi funksional dhe brenda vitit do të përfundojë ai në Vlorë”.

Për përfundimin e segmentit Qukës-Qafë-Plloçë, gjiknuri tha se nevojiten edhe 50 milionë lekë të tjera.

Ndërsa brenda këtij viti pritet të përmbyllet aksi Tiranë-Elbasan. Tashmë për këtë pjesë është miratuar fondi shtesë prej 14 milionë usd.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0