Ja pse nuk duhet t'ju interesojë sa orë punon Elon Musk

Ja pse nuk duhet t’ju interesojë sa orë punon Elon Musk


Ju me siguri keni dëgjuar për sipërmarrësin e famshëm Elon Musk. Dhe ka të ngjarë të biem dakord që disa njerëz e shohin atë si gjeni, ndërsa të tjerët mendojnë se ai po i vë në rrezik bizneset e tij.

Por, nuk ka asnjë argument për etikën e punës së Musk-ut. Ai punon mbi 100 orë në javë dhe e ka pranuar se ky zakon nuk i ka sjellë shumë lumturi.

Ju lutemi mos e humbni kohën tuaj duke bërë të njëjtën gjë

Duhet të keni një model në jetën tuaj. Të gjithë kemi nevojë për frymëzim dhe këshilla. Por, problemi është se ju nuk duhet ta krahasoni veten me Musk, ose dikë tjetër. Biznesi juaj mund të kërkojë gjëra shumë të ndryshme nga ato të Musk. Delegimi mund të jetë më i përshtatshëm për ju sesa për Musk-un. Trupi juaj mund të mos e trajtojë mëngjesin (ose mungesën e tij) që merr trupi i tij. Pasionet tuaja gjithashtu mund të jenë pak a shumë të ndërlikuara. Aftësitë dhe përvojat tuaja janë gjithashtu unike.

Realiteti është, se nuk ka rëndësi çfarë bën dikush tjetër. Ajo që ka rëndësi është që të keni objektiva të qarta që ju sfidojnë gjithmonë, që ju ndihmojnë të rriteni, që duken interesante për ju. Ajo që ka rëndësi është që ju të arrini maksimumin tuaj çdo ditë, pa i marrë parasysh rrethanat.

Ne mendojmë se suksesi do të thotë të mos pushosh kurrë, të kesh një titull, të ngjitësh shkallët. Por kjo thjesht nuk është e vërtetë. Suksesi i vërtetë do të thotë të jesh i lumtur me veten dhe ata përreth jush dhe të keni një ndikim pozitiv në shoqëri. Kjo lumturi dhe ky ndikim mund të vijnë nga një ndërthurje gati e pafundme shtigjesh.

Prandaj, merrni këshillën e Bruce Lee dhe ndaloni krahasimet me të tjerët. Shikoni përreth, shikoni çfarë dëshironi dhe çfarë mund të bëni. Pastaj thjesht angazhohuni të jeni versioni më i mirë i vetes dhe suksesi do të vijë.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0