Ja pse "brainstorming" në grup është një humbje kohe

Ja pse “brainstorming” në grup është një humbje kohe


Për t’u rritur dhe për t’u bërë sa më inovativ, organizatat kanë mbledhur shumë ide kreative. Në nivelin e të punësuarve, kreativiteti rrjedh nga ekspertiza, motivimi dhe aftësia e të menduarit. Në nivelin e një grupi, rrjedh nga lidhja midis pjestarëve, e cila lejon grupin të prodhojë diçka më të mirë sesa po të ishin veç e veç.

Metoda më e përdorur për të “ndezur” kreativitetin e grupit është mes “brainstorming”, një teknikë e zbuluar nga Alex Osborn në vitet ’50. “Brainstorming” është e bazuar në 4 rregulla: gjenerimi i sa më shumë ideve, bërja prioritet e ideve origjinale, grupoji idetë e dhëna dhe mos lejimi i kritikave gjatë procesit. Ky proces është i bazuar në dy rregulla të vjetra psikologjie: prezenca e të tjerëve rrit motivimin dhe performancën e individit dhe sasia sjell cilësi.

Lexoni: Me ide e kreativitet, përmes vetëpunësimit, drejt ëndërrave

Osborn këmbëngulte që “brainstorming” rriste nivelin e kreativitetit me 50% në krahasim me punën individuale. Por, pas shumë kërkimesh në këtë fushë, janë gjetur shumë prova që “Brainstorming” dëmton kreativitetin e njerëzve.

Një eksperiment i kryer në 800 grupe ka provuar që individët janë më kreativë dhe produktivë kur punojnë vetëm sesa kur bashkëveprojnë me njëri tjetrin.

Arsyeja pse nuk funksionon “brainstorming”? ka 4 shpjegime:

Humbja e kohës dhe mungesa e efiçencës: Ka një tendencë që njerëzit të mundohen më pak kur ata punojnë në grupe. Kur punojmë në grup, ne e dimë që dikush do e bëjë punën dhe kjo sjell një ndjenjë dembelizmi tek ne.

Ndrojtja: Njerëzit hezitojnë të shprehin mendimin e tyre, sepse kanë frikë se do të gjykohen nga të tjerët. Kur dikush sheh se pjestarët e tjerë të grupit janë më ekspertë të fushës, ai ndihet inferior dhe kjo ul rendimentin e tij.

Pabarazia e intelektëve: është e njohur edhe në sporte, kur një person i aftë luan me një më të dobët, efiçenca dhe produktiviteti i tij bie nga mungesa e konkurrencës.

Bllokimi i produktivitetit: një njeri mund të shprehë vetëm një ide në moment nëse do që të gjithë ta dëgjojnë, por sa më shumë të rritet numri i personave në grup, aq më pak ide do mund të ketë një individ.

Duke parë problemet e “brainstorming”, atëherë pse është kaq e përdorur gjithandej?

Ka dy arsye kryesore. E para, me rritjen e specializimeve në profesione, kompanitë kanë ekspertë të shumtë të fushës dhe duke i bërë këta njerëz të bashkëpunojnë me pjesëtarët e tjerë të kompanisë, atëherë mendohet se kjo do të shpërndajë profesionalizmin në kompani. E dyta, “brainstorming” në fakt është më demokratike se alternativat e tjera, duke i bindur njerëzit që është mënyra më e mirë për të marr esencën e ideve të gjithkujt dhe asnjëri mos ndihet i përjashtuar.

Burimi: HBR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0