Ja përse vëllai juaj i madh është më i suksesshëm - Business Magazine Albania

Ja përse vëllai juaj i madh është më i suksesshëm


Nëse mendoni se vëllai juaj është i padurueshëm, prisni sa të dëgjoj këtë.

Sipas një studimi të ri akademik, djemtë e lindur të parët janë 24% më të prirur për t’u bërë drejtues”, pra CEO. Arsyeja: Ata kanë rezultatet më të larta në testet e personalitetit për sa i përket aftësisë drejtuese.

Ekonomistët që kryen studimin në Suedi dhe në Universitetin e Teksasit, thonë se ata janë më të prirur për të qenë “të vetë-punësuar”.

Studimi i publikuar muajin e kaluar nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike, shqyrtoi qindra mijëra meshkuj suedezë, për të matur efektin e rendit të lindjes në tiparet e personalitetit.

Kërkuesit krahasuan regjistrimet e lindjeve me të dhënat ushtarake dhe të punësimit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se fëmijët e parë shënojnë rezultate më të larta në testet e inteligjencës IQ, gjë prej së cilës “përfitojnë” motrat dhe vëllezërit pasues. Por ky studim synon të shpjegojë rolin që personaliteti luan në këtë ekuacion.

Duke parë testet e personalitetit të ushtrisë, studiuesit gjetën se djemtë e lindur të parët kishin rezulatete më të larta për tiparet si stabiliteti emocional, këmbëngulja, vetbesimi dhe gatishmëria për të marrë pozita udhëheqëse.

Djemtë e lindur të parët kanë 24% më shumë gjasa të bëhen menaxherë të lartë se djemtë e lindur të dytët dhe 29% më shumë se djemtë e lindur të tretët.

Përsa i përket personalitetit, djemtë me motra më të mëdha priren të sillen më shumë si djemtë e lindur të parët, duke treguar tipare të mrekullueshme të udhëheqjes krahasuar me djemtë me vëllezër më të mëdhenj. Por këto cilësi lidershipi, jo domosdoshmërisht përkthehen në të njëjtin sukses profesional si djemtë e lindur të parët.

Tani, bëhuni gati të dëgjoni mburrjet e “shefit të madh”.

/Money

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0