Ja përse është gabim të thuash: “Kjo është një pyetje e shkëlqyer”, gjatë një interviste pune - Business Magazine Albania

Ja përse është gabim të thuash: “Kjo është një pyetje e shkëlqyer”, gjatë një interviste pune

“Të gjithë përjetojmë nervozizëm dhe siklet para intervistave të punës. Edhe pse rreth 80 % e pyetjeve gjatë një interviste pune janë të parashikueshme, gjithmonë do të jetë një pyetje “e pazakontë”, të cilës mund të mos dimë si t’i përgjigjemi”, thotë këshilluesja e karrierës Emily Liou, për CNBC.

Por, nga ana tjetër, as kompanitë nuk kërkojnë për një të intervistuar të përkryer. Është mëse normale të “belbëzoni”. Gjëja më e rëndësishme që një intervistues kërkon janë aftësitë tuaja të komunikimit dhe lidhja juaj me punën.

Herën tjetër që do të stepeni para një pyetjeje të vështirë gjatë një interviste, përdorni këto strategji nga Liou dhe eksperti i rekrutimit Jeff Hyman për të ardhur me një përgjigje të zgjuar dhe për të bërë përshtypje te çdo menaxher punësimi:

Jepini vetes kohë

Hyman ka intervistuar më shumë se 30,000 njerëz gjatë karrierës së tij 25-vjeçare si rekrutues dhe ai thotë se ka një frazë “klishe” që dëgjon shpesh nga kandidatët që kërkojnë punë që duhet ta shmangni: “Kjo është një pyetje e shkëlqyer!”

Është një përgjigje që shumë kandidatë e përdorin për t’i dhënë vetes kohë, por mund të duket si një shprehje e paqartë ose e pasinqertë, thotë Hyman. Në vend të kësaj, jepini kohë vetes të mendoni një përgjigje me një frazë të ndryshme, si p.sh. “Kjo është një pyetje e menduar mirë, nuk më është bërë kurrë më parë”.

Lexo edhe: Përgjigjia brilante e CEO-s së Google, që e ndihmoi të punësohej menjëherë

“Është një kompliment për intervistuesin dhe tregon se ju intereson të jepni një përgjigje të menduar mirë, kështu që ju duhet një moment të mendoni përgjigjen tuaj,” vëren Hyman.

Megjithatë, përpiquni të mos bëni pauzë për më shumë se 30-60 sekonda, për të shmangur heshtjen e sikletshme.

Përqendrohuni në zgjidhjen e problemeve

Edhe pasi mendoheni për përgjigjen tuaj, ju ende mund të mos keni një përgjigje, në këtë rast, Liou rekomandon të shpjegoni se si do ta gjenit përgjigjen ose do t’i qaseni problemit.

“Intervistuesit përpiqen t’ju paraqesin rolin për të cilin po kërkojnë të punësojnë,” thotë Liou. “Pra, nëse nuk di diçka menjëherë, si e kompozon veten? Sa i shkathët je?”

Tregojini menaxherit të punësimit se me kë do të kontaktoni brenda organizatës për një mendim ose ndihmë, si dhe çdo burim shtesë të cilit do t’i drejtoheni, pavarësisht nëse është një organizatë manuale apo profesionale. Përdorni një gjuhë të qartë, të thjeshtë dhe jepni një shpjegim të shkurtër.

Lexo edhe: Ky gabim çuditërisht i zakonshëm gjatë një interviste mund t’ju kushtojë punën, sipas një rekrutuesi të Amazon

Nëse pyetja konsiston më tepër mbi sjelljen, që i drejtohet një kohe kur jeni sfiduar, për shembull, ose cilat janë dobësitë tuaja më të mëdha, jini të sinqertë dhe sigurohuni që të përmendni ose se si e keni ndihmuar ekipin tuaj përmes veprimeve tuaja ose si keni mësuar një aftësi e re për të përmirësuar mënyrën se si i qaseni punës.

Por, në fund të fundit, “Nuk ka të bëjë gjithmonë me dhënien e një përgjigjeje “të saktë”, shton Liou. “Ndonjëherë jo çdo gjë varet nga ajo që thoni, por nga mënyra se si e thoni.”

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0