Ja me cilat mjete preferojnë të udhëtojnë shqiptarët - Business Magazine Albania

Ja me cilat mjete preferojnë të udhëtojnë shqiptarët


Shifrat tregojnë se shqiptarët kanë zgjedhur masivisht transportin ajror për të udhëtuar. Sipas INSTAT, në 6-mujorin e parë të këtij viti, numri i pasagjerëve që udhëtuan me avion, arriti në 1 milion e 120 mijë. Me nje rritje prej 22.4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikim në këtë rritje kanë ka patur edhe hyrja e disa linjave të reja në transportin ajror, të cilat për rrjedhojë kanë shtuar numrin e destinacioneve. Në total janë 18 kompani ajrore që kanë operuar gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti në ndryshim nga 15 që ishin në 2016.

Lexoni: Facebook shton “Guidat e Qytetit” për t’u bërë shoqëruesi juaj më i ri i udhëtimit

Por rritje ka shënuar edhe udhëtimi me traget. Të dhënat flasin se edhe ky lloj transporti për periudhën 6-mujore është rritur me 18.2 %. Ndërsa e kundërta ka ndodhur me udhëtimin me tren. Në total janë rreth 25 mijë qytetarë që kanë përdorur trenin si mjet për udhëtim. Por ndryshe nga një vit më parë, shifra e udhëtarëve që kanë përdorur transportin hekurudhor, ka pësuar një rënie drastike prej afro 55%.

Ky fakt lidhet edhe më gjendjen e hekurudhës shqiptare, e cila është thuajse e papërdorshme dhe e amortizuar. Ministria e Transporteve së bashku edhe me BERZH ka nisur procedurat për gjetjen e nje skeme për të dhënë me koncesion hekurudhat, por deri më tani nuk ka ende nje finalizim.

burimi: IndeksOnline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0