Kryeministri Edi Rama tha në mbrëmje në “Open” se Shqipëria është në bisedime me disa vende si Greqia, apo Gjermania për të siguruar vaksinën anti-covid në një kohë sa më të shpejtë. Megjithatë, ai nuk përcaktoi një kohë të qartë. Përshembull në një fragment përgjigje i pyetur dy herë për këtë çështje, Rama tha se Greqia do ta marrë vaksinën në Janar dhe mundet që edhe Shqipëria në negociata me këtë vend, mund ta marrë këtë kohë.
Në një tjetër përgjigje për të njëjtën çështje, Rama foli me konkretisht. “Po bëjmë lëvizje të reja për vaksinën… Po përpiqemi që ajo të jetë e disponuese për periudhën mars-prill-maj…” Rama bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes me mjekimin që po marrin për tu trajtuar ndaj Covid-19. Ai këshilloi disa herë; “Kujdes me ilaçet!”. Rama nënvizoi se këto ilaçe duhet të merren gjithnjë me rekomandimin e mjekëve të familjes.
LEXO: Vaksina anti-COVID do jetë falas, Meta firmos marrëveshjen
Rama tha gjithashtu se testimi i rritur në vendet e zhvilluara nuk ka ndihmuar në uljen e shifrave të të prekurve apo të vdekurve me COVID-19. Ai u shpreh gjithashtu se puna e testimeve është nxitur edhe nga industria përkatëse për të shitur teste duke sjellë shpenzime të shumta të shumë shteteve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.